Të dish të drejtosh një grup personash do të thotë të dish të kontrollosh konfliktet, që lindin mes tyre. Duhet të pranosh ndryshimet në karakter që ka çdo person (dallime në kulturë, etnitet, mentalitet etj.) dhe mbi të gjitha duhet të dish t’i kthesh këto kundërshti në të mirë të ndërmarrjes. Duke qenë se janë të pashmangshme, duhet të mësosh se si t’i administrosh.
Përse lindin konfliktet?
Motivet mund të jenë të shumta. Shembujt mund të jetë; për mungesë të komunikimit, për një vendim të marrë dhe jo të diskutuar me të tjerët, në një fazë krijimi mes skuadrës, në shprehitë e karaktereve të ndryshme. Të gjitha konfliktet kanë një motiv. Madje, shpesh edhe të fortë.
Si të njohësh motivet e vërteta në një skuadër?
Kur krijohet një skuadër, gjithsecili ka dëshirë të dallohet dhe të pranohet (në momentin e krijimit); frika e të qenit i refuzuar është shumë e fortë. Në këtë fazë gjithsecili mundohet të gjykojë personin e refuzuar në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo. Është një moment pasigurie për të gjithë. Mund të lindin konflikte për shkak të frikës me një ose disa persona. Udhëheqësi i grupit gjendet përballë detyrës për të zgjidhur situatën me individin në mënyrë që skuadra të mos ndikohet nga ky rast dhe të ketë besim tek ardhmëria e punës. Çdo përbërës i skuadrës varet nga drejtuesi.
Në momentin kur skuadra është e krijuar, të gjithë ndihen të pranuar dhe ky është momenti kur gjithsecili kërkon të afirmohet (faza e afirmimit). Çdo anëtar i grupit kërkon në këtë fazë të tregojë personalitetin e tij të veçantë dhe “të pushtojë” territorin e tij.
Konfliktet që lindin në këtë fazë mund të jenë të natyrës “eksploruese”. Para se të bihet dakord me shefin dhe ndërmjet njëri-tjetrit, çdokush ka nevojë të zbulojë se mund të mos jetë në një mendim me ta ose me drejtuesin, në këtë mënyrë ka nevojë të tregojë forcat e tij edhe ndaj shefit.
Të përballosh konkurrencën. Disa bashkëpunëtorë shpesh nënvleftësojnë kapacitetet e skuadrës. Udhëheqësi gjendet përballë detyrës për të shpërndarë detyra dhe përgjegjësi për t’i dhënë mundësinë secilit të shprehë vetveten në të mirë të zhvillimit të ndërmarrjes. Çdo përbërës i skuadrës mund të jetë edhe i pavarur nga udhëheqësi. Çdo njeri prej anëtarëve ka autonominë e tij në vendin dhe detyrën që i është ngarkuar. Rritet vetvlerësimi. Të gjithë besojnë se janë produktivë dhe besojnë në rëndësinë e një skuadre. Arrihet kështu në momentin e bashkëpunimit, çdokush është i pavarur prej se brendshmi.
Është e mundur të shmangen konfliktet?
Çdo qenie njerëzore ka dëshirë të dëgjohet, të pranohet, të njihet nga të tjerët në varësi të kontekstit dhe rolit që ka. Komunikimi autentik, bën të mundur që personi të cilin keni përballë të jetë i qartë për çështjet e ngritura. Lidhja bazohet në respektin reciprok dhe në pranimin e personalitetit të gjithkujt, në konceptin që nuk ekziston një model i përsosur kulturor, në respektin e dallueshmërisë mes secilit, në pranimin e shkëmbimeve në komunikim me bazë sqarimin e situatave dhe në faktin se gjithkush mëson nga gabimet personale dhe të kolegëve. Por cilët elemente duhen përdorur për të bërë të mundur zgjidhjen e konflikteve?
Mëso të komunikosh në mënyrën e duhur dhe konstruktive (objektiva fikse dhe afatgjata, rregulla dhe kritere), ky është aspekti i parë. Të dëgjosh tjetrin dhe të ndash qëllimet, të ruash gjakftohtësinë dhe të reagosh në të mirë të zgjidhjes së çështjes, pa u stresuar dhe pa u ndikuar nga emocionet personale, të jesh i gatshëm të reflektosh besim në punën tënde. Duhet të dish të kërkosh ndihmë dhe të dish ta vesh vetën në vendin e dikujt tjetër për çdo situatë. Të shohësh konfliktin si një përgjigje, si një mundësi rritjeje, të bëheni më të ndërgjegjshëm për sjelljet personale dhe të të tjerëve, më shumë tolerantë ndaj pasigurisë, kundërshtimeve pavarësisht sesa të vështira mund të duken. Të identifikosh së bashku me dikë tjetër zgjidhje që ju shkojnë për shtat. Përdorni mënyra të tipit motivim-realizim, që ju ndihmojnë të kuptoni më mirë veten tuaj dhe të tjerët duke reaguar në mënyrë efikase.
Duhet të dish të komunikosh dhe të dëgjosh me efikasitet, janë gjëra që lindin në fillim brenda jush. Pra, të mësosh të dëgjosh do të thotë të dish të komunikosh. Duke dëgjuar emocionet tuaja personale, do të thotë të komunikosh me vetveten, e duke kuptuar veten kupton edhe të tjerët. Komuniko me “valë të gjata” jo në mënyrë tipike racionale.
Me një stërvitje të mirë dhe me një trajner të denjë është e mundshme të fuqizohen “muskujt” ende të pastërvitur mirë. Trajneri stërvit personat për të bërë të mundur që ata të japin maksimumin e tyre në fushë, mbështet drejtuesit, vartësit, kolegët, me qëllim që këta të fundit të stërvisin të tjerë dhe të mësohen se si të venë në zbatim inteligjencën e tyre në shërbim të ndërmarrjes. Në mbyllje: për të ecur përpara duhet të diskutoni, por edhe të grindeni, çështja është ta bëni në të mirë të ecjes përpara.