Pjesa maqedonase e liqenit të Ohrit është shpallur si trashëgimi natyrore që në vitin 1979. Shqipëria do të mund ta ketë gati dosjen në mesin e vitit 2017
Shqipëria ka rreth 16.61% të territorit të saj, zona të mbrojtura. Një shifër e cila është ndjeshëm më e lartë se ajo e vendeve të rajonit. Aktualisht janë duke u përgatitur ndryshimet në ligjin për mbrojtjen e këtyre zonave dhe ku për herë të parëfutet parimi “dëmtuesi paguan”. Për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit, synohet që sipërfaqja e mbrojtur të arrijë në 18%.Kjo do tërrisë biodiversitetin, por edhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonave ku ato bëjnë pjesë, duke i ndihmuar të dalin nga varfëria.
Deri në vitin 2020 është miratuar një sistem përfaqësues izonave të mbrojtura, baza e të cilit përbëhet kryesisht nga 15 parqe kombëtare, disa rezervate natyrore të menaxhuara e peizazhe të mbrojtura, në të cilat strehohen vlerat më të mëdha natyrore dhe biodiversitetit në vend. Përveç kategorive kryesore, përfshihet edhe ajo e Parqeve Natyrore Rajonale, që janë nën menaxhimin e pushtetit vendor.
Në total, numërohen 798 zona të mbrojtura, me sipërfaqe prej rreth 460,060 m².
“EDHE ZONAT DETARE DO TË MBROHEN”
Flet Elvana Ramaj, Drejtoria e Biodiversitetit, Ministria e Mjedisit
Ministria e Mjedisit është duke përgatitur ndryshimet për zonat e mbrojtura, për se u pa e nevojshme kjo ndërhyrje?
Ne kemi kryer një sërë konsultimesh për draftin e parë të ligjit për zonat e mbrojtura, i cili i përket vitit 2012. U vlerësua se ligji aktual paraqiste një sërë problemesh që lidheshin kryesisht me cenimin e nënzonave dhe shkallën e mbrojtjes, kjo edhe për faktin se ishte i vjetër dhe kishte mospërputhje.
Në anën tjetër, ligji aktual nuk përmbante dispozita për zonat e mbrojtura detare e bregdetare,qëështë një nga kërkesat kryesore në kontekstin ndërkombëtar për shtimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura. Nga 16.61% që janë në të gjithë territorin, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë zona detare, që nuk i kalon 2%.
Qëllimi ynë kryesor do të jetë shtimi i kësaj sipërfaqeje, për ta çuar atë në rreth 18%.
Një tjetër kërkesëështë shtimii rrjetit ekologjik “Natyra 2000”, që zbaton në praktikë direktivën e habitateve dhe të shpendëve.
Me përafrimin e procesit të integrimit ka lindur nevoja e detajimit të legjislacionit në këtë fushë.
Reforma institucionale është gjithashtu një pjesë e rëndësishme që do të përfshihet në ligj.
Në vitin 2015 u krijua Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si dhe u caktuan zyra në 12 qarqe. Menaxhimi i këtyre zonave doli jashtë kontrollit të shërbimit pyjor, pasi më parë nuk kishin stafe apo buxhete të dedikuara.
Të gjitha këto do të duhej të pasqyroheshin në kuadrin ligjor.
Në to do të parashikohet hartimi i një dokumenti në lidhje me planifikimin e zonave të mbrojtura, ku në bazë të studimeve shkencore, rekomandon zonat që plotësojnë kriteret për t’u marrë në mbrojtje.
Sa herë duhet të rifreskohen të dhënat për zonat e mbrojtura, duke qenë se ndonjë mund të dëmtohet apo mund të humbë vlerën?
Me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të ketë edhe një kapitull për dispozitat transitore, i cili do të sugjerojë një kohë të nevojshme, por që mund të llogaritet deri në dy vjet.
Gjatë kësaj kohe do të mund të bëhet edhe një rishikim i plotë i zonave të mbrojtura, në verifikimin në terren. Zonat që kanë humbur funksionet e tyre të plota apo pjesërisht mund të zëvendësohen ose mund të rishikohen sipërfaqet dhe kufijtë.
Janë shumë faktorë që kanë ndikuar në zhvillimin e zonave të mbrojtura dhe ato janë prerjet e paligjshme, gjuetia pa kriter, zjarret natyrore, etj.
A ka ndryshuar këto vite sipërfaqja e zonave të mbrojtura?
Në dhjetë vitet e fundit, ne kemi bërë progres sa i përket shtimit të sipërfaqeve të zonave të mbrojtura. Nga rreth 6% që kemi qenë rreth 10 vjet më parë, tani rrjeti është rritur, kjo edhe për shkak të detyrimeve që kemi sa u përket konventave ndërkombëtare. Me ligjin e ri, në këto zona do të shtohen edhe ato detare dhe bregdetare (parku i parë kombëtar detar,është shpallur Karaburun – Sazani në 2010-n) duke bërëtë mundur shtimin e kësaj sipërfaqeje.
Aktualisht jemi në proces negocimi për një tjetër park detar, qëështë ai i Porto Palermos për ta shpallur zonë të mbrojtur të kategorisë 4 sipas klasifikimit ndërkombëtar.
Në ligj parashikohet edhe një parim i ri, “dëmtuesi paguan”, mund të na i shpjegoni?
Zonat e mbrojtura kanë të përqendruar gjithë biodiversitetin dhe vlerat më të mëdha për llojet e ndryshme të habitatit. Ne duhet të synojmë atë që quhet zhvillim i qëndrueshëm dhe që do të sjellë mbijetesën e llojeve. Për zonat e kategorisë së parë, të dytë dhe të tretë, parimet janë më të forta. Në këto kategori do të kemi përdorim të elementëve të natyrës vetëm për qëllime shkencore. Në zonat për përdorim tradicional do të lejohet përdorimi i drurëve të zjarrit për popullatën sipas vlerësimit të ekspertëve.
Do të jetë detyra e administratës që të inkurajojë popullsinë e këtyre zonave që të zhvillojnë forma të eko-turizmit, përdorimin e vlerës së zonave, por edhe të promovimit të turizmit dhe biodiversitetit. Pra, duhet të kuptohen përfitimet që sjellin zonat e mbrojtura dhe të mos konsiderohen si vende ku thjesht nuk lejohet kryerja e një aktiviteti të caktuar.
Eko-turizmi
Do të jetë detyra e administratës që të inkurajojë popullsinë e këtyre zonave që të zhvillojnë forma të eko-turizmit, përdorimin e vlerës së zonave, por edhe të promovimit të turizmit dhe biodiversitetit. Pra, duhet të kuptohen përfitimet që sjellin zonat e mbrojtura dhe të mos konsiderohen si vende ku thjesht nuk lejohet kryerja e një aktiviteti të caktuar.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.