Në një event të organizuar në Londër, OnePlus prezantoi OnePlus 6, smartphone e ri të kompanisë kineze. Të pakta ishin karakteristikat e pazbuluara të modelit të ri, OnePlus 6, megjithatë surprizat nuk munguan…
Një pajisje që ndjek tendencat e momentit (nga notch në ekranin full screen tek njohja e fytyrës). Por pika e fortë e OnePlus, është fuqia.
OnePlus 6 vjen me një ndërthurje të fortë mes procesorëve, Ram dhe Rom, që në treg, për momentin nuk ka rivalë.
Në skenën e Londrës nuk munguan surprizat. Si për shembull, prezantimi i një pajisje të dytë përveç OnePlus6. Po flasim për OnePlus Bullets Wireless, kufjet pa tela të realizuara nga kompania kineze, të cilat garantojnë një prodhim të tingullit me cilësi të lartë krahasuar me modelet e kompanive të tjera. Por me një çmim më të ulët, 69 euro (do të jenë të disponueshme për t’u blerë më 5 qershor).
Sigurisht protagonisti i eventit ishte OnePlus 6. Siç pritej, smartphone vjen me një hardware me karakteristikat më të mira të pranishme në treg, duke nisur nga procesori Snapdragon 845, deri te xhami me mbrojtje Gorilla Glass 5 i pranishëm në pjesën e pasme.
Karakteristikat e OnePlus 6
“Simplicity, Comfort, Quality” (Thjeshtësi, Komfort, Cilësi). Por mbi të gjitha Shpejtësi (Speed). Këto janë katër fjalët që janë marrë për bazë për krijimin e OnePlus 6.
Karakteristika e parë që të bie menjëherë në sy është prania e notch (e parë për herë të parë tek Apple, më pas tek Nokia X6). Por notch tek OnePlus 6 është shumë më i vogël dhe përmban vetëm fotokamerën e përparme. Smartphone ka ekran 6,28 inç, rezolucion FullHD+ dhe raport paraqitje 19:9 (për shkak të pranisë së notch).
Poshtë ekranit gjejmë procesorin Snapdragon 845, i suportuar nga Adreno 630 me 6 / 8 GB RAM dhe 64/128/256GB, në varësi të modelit që zgjidhni.
Në një smartphone ku “Cilësia” është në rendin e ditës, nuk mund të mungonte edhe një sektor fotografik me cilësi të lartë. Në pjesën e pasme gjejmë dy fotokamera të vendosura vertikalisht në qendër të smartphone. Të dy sensorët janë prodhuar nga Sony; ai kryesor është 16 megapixel, me hapje fokusi 1.7, me stabilizim optik dhe dixhital. Sensori i dytë është 20 megapixel dhe shërben për të kapur detaje në thellësi. Fotokamera e përparme është 16 magapixel me hapje fokusi 2.0. Telefoni suporton edhe modalitetin Bokeh.
Të pranishme edhe Wi-Fi 802.11 dhe Bluetooth 5.0. Në pjesën e poshtme gjendet jack audio 3,5 mm, bateria është 3300 mAh me suport Dash Charge.
Surpriza… kufjet OnePlus Bullets Wireless
Surpriza e eventit në Londër ishin kufjet e reja OnePlus Bullets Wireless. Kufjet me Bluetooth kanë të integruar një teknologji që garanton cilësi në riprodhimin audio. Falë suportit me Google Assistant ju mund të flisni direkt me asistentin e Google nëpërmjet mikrofonit në kufje. Kufjet do të jenë të disponueshme të treg, më 5 qershor, me çmim 69 euro.
Çmimi i OnePlus 6
OnePlus do të jetë i disponueshëm duke filluar nga 22 maji në faqen e kompanisë kineze dhe për herë të parë në Amazon. OnePlus 6 do të jetë në tre versione të ndryshme 6/64GB, 8/128GB e 8/256GB (519 euro, 569 euro dhe versioni top i gamës, 619 euro).