Brenda dy ditëve çmimi i energjisë së KESH thuajse është përgjysmuar nga 30 euro në 16.5 euro për megavatorë. Rreshjet e vazhdueshme kanë rritur prodhimin e energjisë por kanë ulur në mënyrë të pabesueshme çmimin me të cilin e shet energjinë KESH. Tregtarët e energjisë duke ditur superprodhimin e KESH kanë përgjysmuar çmimin ndërkohë që kontratat me OSHEE janë nënshkruar për rreth 57 euro për megavaorë.
Sipas rezultateve të ankandit “Për shitje te energjisë elektrike për periudhën 07.02.2015- 28.02.2015”, KESH ka vendosur të shesë 39,600 MËh me një çmim rreth 16.5 euro që është rreth 4 herë(400 %) më i lirë se çmimi që në të njëjtën kohë e blen OSHEE energjinë për të mbuluar humbjet.
Për paradoks të njëjtat kompani që blejnë energji nga KESH me çmim të ulët ja shesin OSHEE me çmim të lartë. Sipas njoftimit të KESH energjinë do ta blejnë kompanitë e shpalla fituese si:
1. GEN-I Tirana sh.p.k. Kapaciteti: 70 MW; Sasia: 6,930 MWh; Çmimi/njësi: 22.59 Euro/MWh; Vlera totale: 156,548.70 Euro;
Periudha: 18-28.02.2015; Kapaciteti: 59 MW; Sasia: 5,841 MWh; Çmimi/njësi: 16.50 Euro/MWh; Vlera totale: 96,376.50 Euro; Pika lëvrimit:
2. Danske Commodities Albania sh.p.k.: Kapaciteti: 19 MW; Sasia: 1,881 MWh; Çmimi/njësi: 20.15 Euro/MWh; Vlera totale: 37,902.15 Euro;
Periudha: 18-28.02.2015; Kapaciteti: 16 MW; Sasia: 1,584 MWh; Çmimi/njësi: 19.40 Euro/MWh; Vlera totale: 30,729.60 Euro;
Periudha: 18-28.02.2015; Kapaciteti: 16 MW; Sasia: 1,584 MWh; Çmimi/njësi: 18.65 Euro/MWh; Vlera totale: 29,541.60 Euro;
3. Shoqëria GSA sh.p.k: Kapaciteti: 70 MW; Sasia: 6,930 MWh; Çmimi/njësi: 19.87 Euro/MWh; Vlera totale: 137,699.10 Euro;
Lot: 2 Periudha: 18-28.02.2015; Kapaciteti: 30 MW; Sasia: 2,970 MWh; Çmimi/njësi: 16.60 Euro/MWh; Vlera totale: 49,302.00 Euro;
4. Shoqëria EFT AG: Lot: 1 Periudha, Kapaciteti: 60 MW; Sasia: 5,940 MWh; Çmimi/njësi: 19.85 Euro/MWh; Vlera totale: 117,909.00 Euro;
2 Periudha: 18-28.02.2015; Kapaciteti: 60 MW; Sasia: 5,940 MWh; Çmimi/njësi: 16.55 Euro/MWh; Vlera totale: 98,307.00 Euro;
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.