Nëse doni të largoheni nga puna në të cilën jeni aktualisht, atëherë ju duhet të jeni gjithashtu në gjendje që ta mbroni atë me argumentat e duhur, sepse të gjithë punëdhënësit e ardhshëm duhet të dinë arsyet që ju shtynë juve drejt marrjes së një vendimi të tillë.
Nëse keni për të dhënë një intervistrë pune, ju duhet të tregoheni sa më të qartë me punëdhënësin tuaj të ri se cilat ishin arsyet që ju shtynë juve për të marrë një veprim të tillë, pikërisht në këtë moment.
Edhe nëse ju jeni aktualisht në marrëdhënie pune apo jo, secili punëdhënës ka të drejtë të dijë se përse ju doni të lini punën ku punoni apo edhe në qoftë se nuk jeni të punësuar se përse doni të punoni në këtë kompni ku keni aplikuar.
Rrjedhimisht një prej pyetjeve që mund të bëhet në këtë drejtim është: Pse dëshiorni që të largohni nga puna juaj aktuale, nëse jeni duke punuar diku?
Motivimi është një prej faktorëve kryesorë në suksesin e secilit punonjës në punë, prandaj edhe punëdhënësit duan të dinë nëse ju jeni i motivuar për të punuar në këtë kompani, gjithmonë në rast se do të jeni ju kandidati që ju do të përzgjidheni.
Nëse ju doni që të jepni përgjigjen e duhur ndaj kësaj pyetje kaq shumë të rëndësishme, atëherë ne ju këshillojmë që të kini parasysh pikat e mëposhtme:
E para dhe më e rëndësishmja të cilën nuk duhet ta harroni asnjëherë është: Kurrë mos shani asnjë nga ish-kolegët tuaj apo ish-drejtuesit tuaj të mëparshëm.
Askujt nuk i intereson nëse ju keni qenë më i mirë se të tjerët dhe se nuk ka qenë faji juaj nëse një projekt i caktuar nuk është realizuar ashtu siç duhej. Askujt nuk i intereson nëse ish-kolegët tuaj kanë qenë “përtacë” apo të paaftë, kompania ku ju punonit ka qenë e korruptuar, etj. Asnjë prej këtyre arsyeve nuk ka aspak rëndësi, madje nëse ju do t’i përmendnit ato si disa prej arësyeve kryesore, atëherë përshtypja që ju do të linit nuk do të ishte aspak pozitive dhe të jeni të sigurtë që do të kalohej me shumë mundësi tek kandidati tjetër.
Shpjegojeni sa më qartë se përse ky është momenti i duhur për të bërë një ndryshim në karrierën tuaj.
Shpeshherë arësyeja se përse ju doni të lëvizni nga puna ku jeni aktualisht mund të jetë shumë e thjeshtë, psh. fakti që ju do të zhvendoseni në një qytet tjetër. Një fjali apo maksimumi dy, do të ishin të mjaftueshme për të argumetuar një fakt të tillë.
Por nëse ju nuk jeni duke lëvizur nga puna për arsyen e mësipërme, atëherë cilado qoftë arsyeja tjetër që ju mund të keni, duhet shpjeguar në mënyrën më të mirë të mundshme. P.sh ju mund të keni te vendosur të largoheni nga puna ku jeni aktualisht sepse doni të rriteni profesionalisht dhe kompania ku ju punoni nuk jua lejon një gjë të tillë, apo sepse keni mbi pesë vjet që punoni në të njetën kompani dhe doni që të punoni në një mjedis të rid he me teknologji të reja.
Mos doni të arrini diçka të re në karrierën tuaj, të përmbushni një objektiv të ri?
Kini parasysh se nëse i jepni përgjigjen e duhur një pyetje të tillë, atëherë ju do të fitoni shumë pikë. Këshillohet që jut ë flisni si për objektivat afatgjatë ashtu edhe për ata afatshkurtër që doni të arrini. Madje këshillohet që të mos prisni që t’ju pyesin por ta thoni vetë, pa jua bërë pyetjen. Krahasoni punën në të cilën ju jeni aktualisht apo keni qenë me atë në të cilën po aplikoni dhe shpjegoni se përse kjo e fundit është një mundësi më e mirë si për ju ashtu edhe ëpr kompaninë që do t’ju punësojë.