Qeveria miratoi të mërkurën 3 marrëveshje të rëndësishme me bankën gjermane KfW për financimin e disa projekteve në sektorin e furnizimit me ujë.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua marrëveshja e financimit dhe projektit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe bankës gjermane KfW Frankfurt am Main, “KfW”, për fondet IPA të Bashkimit Evropian për furnizimin me ujë të zonave rurale III, për një grant në shumën 9 803 922 euro.
Qeveria miratoi po ashtu edhe marrëveshjen e financimit dhe projektit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, dhe KfW, Frankfurt am Main, “KfW”, për masat shoqëruese për furnizimin me ujë të zonave rurale III, për një grant në shumën 1 500 000 euro.
Me KfW-në në mbledhjen e sotme qeveria miratoi edhe marrëveshjen e huasë dhe projektit, për programin “Ujësjellësi rural III”, për një hua në shumën 24 000 000 euro. / Shqiptarja.com
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.