Çmimet e naftës së papërpunuar shënuan rritje mëngjesin e ditës së sotme.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar europiane, Brent, u rritën me 41 cent ose me 0.77 për qind. Ato u tregtuan me 53.34 dollarë për fuçi.
Treguesit referencë për naftën e papërpunuar amerikane, WTI, u rritën me 32 cent ose me 0.63 për qind, duke u tregtuar me 50.76 dollarë për fuçi.
Indeksi i çmimit të arit sëhnoi rënie në krahasim me nivelin e të hënës ku u tregtua me 1,295.42 dollarë për onz. Mëngjesin e ditës së sotme ai u tregtua me 1279.20 dollarë për onz.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.