Monedha e gjelbër ka shënuar rritje sot në tregun e brendshëm, pas rënies së saj një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një dolla u këmbye sot me 132.62 lekë, 0.18 lekë më shumë se një ditë më parë.
Euro ka shënuar një rënie fare të lehtë në tregun vendas, për t’u kuotuar në 140.43 lekë, 0.02 lekë më pak se një ditë më parë.
Që prej fillimit të këtij viti, dollari është forcuar ndjeshëm në tregun vendas, duke arritur në nivelin më të lartë të 13 viteve të fundit, ndërsa euro mbetet e qëndrueshme në nivelin e 140 lekëve.
Kjo sjellje reflekton rënien e euros në bursat ndërkombëtare, që po shkon drejt nivelit 1 me 1 me dollarin dhe mbiçmimin e monedhës së përbashkët në tregun vendas, për shkak të kërkesës së lartë.
Dollari amerikan pësoi humbje modeste të premten pasi investitorët regjistruan fitime në rritjen e zgjeruar që e ka shtyrë dollarin drejt kulmeve të njëpasnjëshme shumëvjeçare këtë javë.
Kundrejt jen, dollari ra në 121.34 jen JPY =, duke u tërhequr nga një nivel i lartë prej tetë vjetësh prej 122.04.
Ai gjithashtu humbi terren ndaj euros euro =, që u rrit në 1.0613 dollarë. Monedha e përbashkët vijon te pozicionohet për të rënë më shumë se 2 për qind këtë javë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.