Ëndrra e një botërori amerikanoverior bëhet gjithnjë e më e afërt dhe duke parë potencialin e një kandidature që bën bashkë tre vende si SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën, nuk mund të përjashtohet që FIFA të vendosë me shpejtësi vendin organizator të Botërorit 2026.
Kandidatura u prezantua zyrtarisht dhe me një letër dërguar drejtuesit të futbollit botëror një muaj më parë, tre federatat i kanë kërkuar FIFA-s të përshpejtojë procesin, nëse do të ishte e mundur duke e shmangur edhe garën mes vetë federatave. Kjo gjë është bërë më konkrete falë mbështetjes së pakushtëzuar të Konfederatës së Oqeanisë për zhvillimin e Botërorit 2026 në këto 3 vende.
Europa ka fituar të drejtën e organizimit të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi, kurse Azia do t’i gëzohet zhvillimit të Botërorit dimëror në vitin 2022 në Katar dhe si kandidatë për vitin 2026 mbeten veç tre kontinente: Amerika e Veriut dhe Qendrore, Afrika dhe pikërisht Oqeania.
Diskutimet do të nisin me Kongresin e FIFA-s më 11 maj në Bahrejn dhe tre federatat e interesuara synojnë që të marrin një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur. Në letrën e tyre flitet për vitin 2018 si afat final për dhënien e vendimit, por duke marrë parasysh rregullat për UEFA-n dhe Azinë, me shumë gjasa do të nevojiten disa javë për të konkretizuar kandidaturën fituese.
Do të ishte një pikë kthese në histori, pas Botërorit që do të zhvillohet për herë të parë në dimër në vitin 2022 do të ishte hera e parë që tre federata do të organizonin një kampionat botëror.