Po flitet aq shumë këto ditë për Aeroportin e Vlorës, po a e dini si do të duket ai. Ministri për Infrastrukturën dhe Energjinë, Damian Gjiknuri, publikoi në faqen e tij në rrjetin social Facebook disa nga fotot e projektit ku krijohet qartësisht ideja sesi është menduar aeroporti i Vlorës.
Grupi i fotove shoqërohet edhe me lajmin se është ngritur grupi i punës që do të shqyrtojë ofertën e bërë nga konsorciumi për ndërtimin. “Projekti strategjik për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës është në rrugë të mbarë. Kemi tashmë kërkesën zyrtare nga konsorciumi i kompanive “Cengiz Construction”, “Kalyon Construction” dhe “Kolin Construction”. Morëm vendimin për të ngritur grupin e punës që do të shqyrtojë në detaje ofertën me aspektet teknike dhe do të ndjekë hapat e mëtejshme në përputhje me përcaktimet ligjore. Ndërtimi i aeroportit të Vlorës do ti japë një zhvillim jo vetëm zonës bregdetare, por edhe ekonomisë kombëtare në tërësi”, thuhet në postimin e Gjiknurit.
Lajmi për një ofertë lidhur me aeroportin e Vlorës u bë i ditur tri ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama. Pas kësaj, Ministria për Infrastrukturën dhe Energjinë informoi se bëhet fjalë për zonën e Akërnisë, ku aktualisht është një aeroport i vogël pjesë e një baze ushtarake. Konsorciumi ka marrë përsipër ndërtimin me financimin e tij dhe jo nga buxheti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Me vjen mire kur degjoje per vepra te tilla qe cojne ne zhvillimin e vendit tone,por Qeveria te kete kujdes mos e haje sapunin per djathe e te ndodhe si me aeroportin “Nene Tereza”qe eshte kthyer ne nje miniere qe gllaberon djersen e shqiptareve me cmimet e larta te biletave dhe monopolin e fluturimeve me jashte.Shihni aeroportin e Kukesit,e pesuat me Rafinerin e Ballshit qe e prezantuat si invenstitor strategjik dhe ne fund ju ngeli pr….!Mendoni me shume per kete popull se po e beni te flase me vete.I beni llogarite mire,nxirrni mesime nga hajdutet paraardhes te cilet sot po… Read more »