Artan Brestovci është njëri nga importuesit e pemëve dhe perimeve nga vende të ndryshme të rajonit, raporton KTV.
Shqetësim për të dhe tregtarë të tjerë është rritja e vlerës së çmimit të zhdoganimit nga Dogana.
Brestovci thotë se i ka mbi 21 tonë shalqi të importuar nga Greqia, por që nuk po arrin t’i zhdoganojë, pasi iu rrit vlerësimi i çmimit.
Pritjet e gjata në terminale për zhdoganim thotë se mund t’i kushtojnë edhe në prishjen e produkteve.
Në Doganën e Kosovës thonë se rritja e vlerës së çmimit të zhdoganimit është bërë në bazë të rritjes së çmimit të këtij produkti në treg. Importues të pemëve dhe perimeve kërkojnë nga institucionet që t’iu hiqet 18 përqindshi i tatimit të vlerës së shtuar për këto produkte.
/Koha/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.