Për gjithë njerëzit që vazhdimisht iu bie telefoni nga dora, një student gjerman ka gjetur një zgjidhje… Një smartphone me “airbag”.
Mund ta quani edhe telefoni me “airbag mobil”. Në rast se telefoni bie, ai hapet për ta mbrojtur, duke shmangur dëmtimin e cepave të telefonit, ekranin e thyer dhe zona të ekranit, që papritur nuk funksionojnë më pas rënies. Kjo është ideja e studentit gjerman për inxhinieri në Aalen University, Philip Frenzel, i cili ka realizuar prototipin.
Në thelb, ka formën e një mbrojtje të hollë. Sensorët kontrollojnë katër “krahë” metalikë, 30 mm, që hapen pasi telefoni bie viktimë e forcës së gravitetit. Krahët mbyllen sërish pas shpëtimit të telefonit, pasi ka gjithnjë një rënie tjetër! Projekti ka marrë çmimin e parë në konkursin e Mechatronics Association Germany.
Fenzel shpreson që kjo mbrojtëse të prodhohet për të gjithë iPhone-t, nga iPhone 6 dhe 6 Plus tek iPhone X, duke mos përfshirë iPhone SE.
Kjo nuk është mbrojtja e parë për smartphone që vepron si një airbag për të shmangur dëmet nga rënia. Në vitin 2010, Amazon depozitoi një patentë për një smartphone që përdorte airbag, madje edhe për avionë të vegjël për të zbutur uljen në rast të një rënie të papritur. Patenta iu dha në vitin 2012, por që prej asaj kohe, nuk ka pasur asgjë të re.
Në vitin 2017, Apple mori një patentë të depozituar në vitin 2014, për një smartphone me sistem mbrojtës. Në këtë projekt, cepat e iPhone do të shtriheshin nga jashtë në rast të rënies, për të shmangur dëmtimin në pjesën e përparme të ekranit.