Tempulli Bahá’I në Afrikën e Jugut ka fituar çmimin për Risi në Arkitekturë 2017, të dhënë nga Instituti Arkitekturor Mbretëror i Kanadasë.
Kjo strukturë e veçantë fetare në formën e një koni, ndodhet në mes të maleve të Andeve, vetëm disa kilometra larg Santiagos, kryeqytetit të Kilit. Ky çmim u fitua nga firma e arkitektëve “Hariri Pontarini” nga Kanadaja.
Pasi fitoi çmimin për Risi në Arkitekturë 2017, një prej drejtuesve të kësaj firme u shpreh se metodat e përdorura për të përfunduar këtë projekt që sot ishte vlerësuar me një çmim shumë të rëndësishëm, kanë qenë të shumta dhe shumë të veçanta në llojin e tyre.
Projektimi dhe realizimi i një projekti të tillë ka zgjatur 14 vjet.
Një ekipi i përbërë nga profesionistë vendas dhe të huaj, tregon edhe një herë se profesionalizmi dhe bashkëpunimi triumfon gjithmonë.
Duke qenë se është ndërtuar në një zonë ku tërmetet janë shumë të shpeshta, ai është projektuar në atë mënyrë që t’i rezistojë edhe tërmeteve më të forta.
Materialet për veshjen e jashtme të strukturës së brendshme janë marrë nga vende të ndryshme dhe janë përpunuar në vend, p.sh., superstruktura prej hekuri është marrë nga Gjermania ku është prodhuar duke përdorur teknikat e prerjes, CNC plasma dhe makineritë CNC 5-axis.
“Risia ishte zemra e këtij projekti. prandaj ne jemi shumë të nderuar nga dhënia e këtij çmimi. Ne na vjen mirë që po përkrahet një frymë e re në projektimin dhe ndërtimin e vendeve të shenjta si ky, të cilat do të mirëpresin besimtarë të besimeve të ndryshme.
Edhe një herë dua të theksoj faktin se ky projekt gjigant u bë i mundur vetëm në sajë të bashkëpunimit ndërmjet qindra profesionistëve”, u shpreh Siamak Hariri, drejtori i firmës “Hariri Pontarini”.