Rritet tregu i pajisjeve wearable, falë kryesisht kërkesës së lartë për orë inteligjente, sektor që tërheq gjithnjë e më shumë, në ndryshim nga ai i byzylykëve fitness që janë më pak të sofistikuar në teknologji. Këto janë të dhënat e shoqërisë IDC për dërgesat globale për tremujorin e tretë 2017. Në total, tregu është rritur me 7,3 për qind, me më shumë se 26 milionë pajisje të dërguara nëpër botë.
Klasifikimi i kompanive dominohet nga Xiaomi dhe Fitbit, me një pjesë tregu prej 13,7 për qind secila. Megjithatë, të dyja kompanitë janë në rënie, mbi të gjitha Fitbit (33 për qind), pavarësisht hedhjes në treg të smartwatch të saj të parë.
Sa i përket ecurisë së Apple gjatë tremujorit të tretë, kompania është në vend të dytë me 10,3 për qind të tregut dhe një rritje vjetore prej 52 për qind, falë orës së re inteligjente që prezantoi këtë vit, Apple Watch 3. Në vend të tretë, Huawei, me 6 për qind të tregut, me një bum krahasuar me vitin e kaluar prej 156 përqindësh.
Kompania kineze – shpjegojnë analistët – është rritur veçanërisht pas hedhjes në treg të modeleve të reja të byzylykëve fitness dhe kufjeve të menduara veçanërisht kur ju merreni me sport, të cilat monitorojnë edhe ritmin kardiak.