Gjatë këtij viti, Shqipëria do të marrë pjesë në 15 panaire ndërkombëtare turistike, një më pak se në vitin 2016. Gjeografia, përveç atyre tradicionale e më të mëdhenj, si ai i Milanos, Berlinit, do të përfshijë pjesëmarrje në panaire që mbahen në Izrael, Japoni, Poloni, Spanjë e Ukrainë.
Për Shqipërinë, këto janë destinacionet nga po vijnë edhe turistët e huaj dhe që mendohet se kanë më shumë potencial për të tërhequr të tjerë.
Së fundmi, vendi ynë është duke u prezantuar (deri në datë 22 janar) në Shtutgart të Gjermanisë, një panair që i drejtohet më shumë konsumatorëve dhe jo bizneseve, duke qenë se në të gjen për të gjitha shijet si: reklamime nga industria e peshkimit, rulotëve, e golit etj. Pjesëmarrja për herë të parë si partnerë në këtë panair i ka kushtuar buxhetit të shtetit rreth 17 milionë lekë. Në të marrin pjesë 2,052 subjekte nga 93 shtete.
Sipas të dhënave nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, gjatë vitit të kaluar, mes 25 projekteve, një pjesë e tyre ishin për turizmin, ku më kryesoret:
63 mln lekë – projekti për zbatimin e Brandit Shqiptar “Go Your own Way”, 63 mln lekë
17 mln lekë – Panairi Ndërkombëtar CMT Shtutgart 2017
45 mln lekë – Promovimi i Strategjive për Nxitjen e Turizmit
10 mln lekë – Modeli i promovimit të integruar të Turizmit Shqiptar
39 mln lekë – Fondi për mbështetjen e Turizmit, 39 mln lekë
15 mln lekë – Ngritja e Pikave “InfoPoint”, 15 mln lekë
20 mln lekë – Sinjalistika e Vijës Bregdetare, 20 mln lekë
29 mln lekë – Krijimi i Infrastrukturës turistike midis zonave bregdetare/malore
10 mln lekë – Plani i menaxhimit për itineraret turistike Via Egnatia
10 mln lekë – Projekti studimor MICE (produkte turistike)
Lista e panaireve
PANAIRI DATA VENDI
CMT 14-22 Janar Shtutgart, Gjermani
FITUR 18-22 Janar Madrid, Spanjë
Panairi i Tiranës 02-04 Shkurt Tiranë, Shqipëri
IMTM 07-08 Shkurt Izrael
ITTFA 23-26 Shkurt Beograd, Serbi
ITB 08-12 Mars Berlin, Gjermani
UITT 29-31 Mars Kiev, Ukrainë
BIT 02-04 Prill Milano, Itali
Travel Fair 21-22 Prill Prishtinë, Kosovë
IFTM TOP RESA Shtator Paris, Francë
JATA Tourism Expo Shtator Tokio, Japoni
TUR 26-27 Shtator Stokholm, Suedi
Travel Expo 17 Tetor Lucernë, Zvicër
WTM Nëntor Londër, Angli
TT Nëntor Varshavë, Poloni
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.