Banka Qendrore e Republikës së Turqisë (TCMB) publikoi raportin javor mbi Statistikat Monetare dhe Bankare.
Sipas raporti në fjalë depozitat e sektorit bankar në Turqi (përshirë edhe ato ndërbankare) javën e kaluar (javën që u mbyll me datën 29 mars) u rritën me 26 miliardë e 97 milionë e 354 lira dhe arritën në 2 trilionë e 243 miliardë e 644 milionë e 229 mijë lira turke (rreth 400 miliardë dollarë).
Depozitat në lirën turke në banka për këtë periudhë ranë me 1,82% në 1 trilionë e 11 miliardë e 494 milionë e 701 mijë lira turke (rreth 180,5 miliardë dollarë). Kurse në valutë të huaj depozitat u rritën me 3,34% në 1 trilionë e 116 miliardë e 2 milionë e 885 mijë lira turke (rreth 200 miliardë dollarë).
Depozitat në monedhë te huaj në banka javën e kaluar u rritën me 2 miliardë e 980 milionë dollarë dhe arritën në 213 miliardë e 930 milionë dollarë. Nga kjo shumë 196 miliardë e 614 milionë dollarë janë depozita bankare, kurse 17 miliardë e 316 milionë janë në bankat pjesëmarrëse.
Nga këto depozita në monedhë të huaj 166 miliardë e 956 milionë dollarë janë të individëve rezidentë në Turqi dhe 5 miliardë e 521 milionë dollarë janë depozita të bankave (bizneseve) brenda vendit (Turqi). Shuma e depozitave të individëve jo-rezidentë (të huaj) është 17 miliardë e 652 milionë dollarë dhe ajo e bankave të huaja është 6 miliardë e 485 milionë dollarë.
/ TRT TURKEY