Numri i turistëve që vizituan Turqinë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti u rrit me 14.5%.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit raportoi se 12.3 milionë persona vizituan Turqinë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Vetëm në muajin qershor, Turqia u vizitua nga rreth 3,5 milionë turistë, një shifër rekord kjo me rritje prej 43.1% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Numri më i madh i turistëve që e vizituan Turqinë gjatë periudhës janar-qershor 2017 ishin nga Rusia, me një total prej 1.7 milionë turistësh rusë që kaluan pushimet e tyre në këtë vend. Gjermanët renditen të dytët me 1.2 milionë turistë gjatë kësaj periudhe.
Ndërsa 1 milion turistë nga Gjeorgjia (një vend me një popullsi rreth 4 milionë banorë) e vizituan Turqinë gjatë janar-qershorit 2017.
Në qershor, numri i turistëve rusë u rrit me rreth 22%, duke arritur në 763,727 persona.
Tre destinacionet më të preferuara nga vizitorët e huaj në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ishin Stambolli, Ankaraja dhe Edirne Perëndimor.
Në gjashtëmujorin e parë të 2017-s, Stambollin e vizituan 4.39 milionë turistë, ndërsa Ankaranë e vizituan 3.27 milionë turistë.
Burimi: Daily Sabah