Duken syze të zakonshme. Por, falë teknologjisë lazer mund të shohim imazhe që projektohen direkt në retinën tonë. Nuk janë të rrezikshme për shëndetin – sigurojnë nga kompania Intel.
Këto syze u prezantuan disa muaj më parë, megjithatë nuk është bërë ende i ditur çmimi dhe data e saktë se kur do të dalin në treg. E sigurt është që do të shohim njoftime pa qenë më e nevojshme të shikojmë pajisje të tjera.
Syzet nuk kanë asnjë telekamerë, asnjë krah robotik që del nga skeleti, asnjë mikrofon. Vetëm një lazer që shfaq një imazh 400 x 150 piksel në retinë. Mund të mbahen gjatë aktiviteteve të përditshme, ndërsa informacionet vijnë direkt në sytë tanë. Syzet peshojnë vetëm 50 gramë, lidhen me smartphone (Android ose iPhone) nëpërmjet Bluetooth, si një orë inteligjente, si dhe mund të kontrollohen nëpërmjet një aplikacioni.
Vaunt kanë një përmirësim të dukshëm krahasuar me Google Glass, jo vetëm sa i përket aspektit por edhe për karakteristikat.