Aksionet aziatike shënuan rritje edhe mëngjesin e kësaj të premteje.
Indeksi i aksioneve MSCI jashtë Japonisë shënoi rritje shumë të vogla duke qëndruar pothuasje në të njejtat nivele të një dite më parë. Gjatë gjithë kësaj jave ky indeks ka shënuar një rritje me 1 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Heng Seng, HIS u rrit me 0.17 për qind.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.3 për qind.
Indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.4 për qind në 22,930.36 pikë, njëkohësisht edhe niveli i tij më i lartë që prej 2 shkurtit. Gjatë kësaj jave që lamë pas ky indeks ka shënuar një rritje me 0.8 për qind.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.4 pë rqind në 1,815.25 pikë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.