Teksa optimizmi i lartë është i dukshëm kudo në Europën Perëndimore, Lindja ka mbetur qëllimisht jo entuziaste
Sofje, Bullgari – Në fund të vitit 2016, të shkatërruar nga Brexit dhe të pasigurt nga fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane, shumë europianë ranë në dëshpërim të thellë. Ata i ishin nënshtruar nocionit se rëndësia e Bashkimit Europian në histori kishte marrë fund. Gjashtë muaj më vonë, asgjë nuk ka lëvizur nga vendi, por situata ka ndryshuar.
Sondazhet tregojnë se një numër në rritje europianësh favorizojnë Bashkimin Europian. Ekonomitë e përmirësuara në kontinent, performanca e mjerë e populistëve në Holandë dhe poshtërimi i vuajtur nga “Brexit i vështirë” i Theresa May në zgjedhjet e përgjithshme të këtij muaji në Britani, i kanë bërë europianët të shpresojnë se BE-së po i jepet një mundësi e dytë dhe se ajo duhet të bëjë maksimumin e saj.
Fitoret vendimtare të Emmanuel Macron në Francë – së pari në zgjedhjet presidenciale në maj dhe pastaj në zgjedhjet parlamentare të javën e kaluar – në një platformë krenare proeuropiane, kanë bërë që shumë europianë të besojnë se në vend që të shpërbëhet, integrimi i mëtejshëm mund të jetë i mundur.
Shpresa në mesin e sindikatave është se reformat e punës së z. Macron në Francë do të bindin Gjermaninë të investojë më shumë në ekonomitë e Eurozonës. Ndërkohë kanë filluar planet për investime të mëtejshme në mbrojtjen europiane.
Por teksa optimizmi i lartë është i dukshëm kudo në Europën Perëndimore, Lindja ka mbetur qëllimisht jo entuziaste.
Frika
Qeveritë në Poloni dhe Hungari i druhen faktit se integrimi i mëtejshëm politik do të rrezikojë regjimet joliberale që ata kanë vënë në vend, ndërkohë që europianolindorët kanë frikë se çdo nismë ndërmjet Macron dhe Merkel mund të shkaktojë ndarjen e Europës në dy nivele, ku ata do të jenë qytetarë të klasit të dytë.
Pse Lindja nuk është entuziaste
Perspektiva e europianëve lindorë për të dalë nga bashkimi i ka kufizuar kohët e fundit, sepse ka ende gjasa që Presidenti Vladimir Putin të humbë zgjedhjet vitin e ardhshëm. Gjithashtu të shumtë janë europianët lindorë që janë nervozuar nga përpjekjet gjermano-franceze për të riorganizuar Europën. Pse?
Përgjigjja është e qartë. Qeveritë në Poloni dhe Hungari i druhen faktit se integrimi i mëtejshëm politik do të rrezikojë regjimet joliberale që ata kanë vënë në vend, ndërkohë që europianolindorët kanë frikë se çdo nismë ndërmjet Macron dhe Merkel mund të shkaktojë ndarjen e Europës në dy nivele, ku ata do të jenë qytetarë të klasit të dytë.
Shumica e Europës Qendrore nuk është në Eurozonë, madje shtete të tilla si Bullgaria dhe Rumania nuk janë pjesë as të zonës Shengen, si edhe vende të tjera në rajon që kanë ndërtuar konkurrencën e tyre ekonomike mbi paga dhe taksa të ulëta.
Frika se politikat e Macron mund të shkatërrojnë modelin e biznesit në Europën Qendrore
Pra, frika e përbashkët e politikanëve të Europës Qendrore, por edhe e disa investitorëve të Europës Perëndimore është se politikat që nxiti z. Macron gjatë fushatës së tij, si harmonizimi i regjimeve tatimore në të gjithë bashkimin dhe penalizimi i vendeve për eksport të punës së lirë, mund të shkatërrojnë modelin e biznesit në Europën Qendrore.
Por teksa një pjesë e elitës së Europës Lindore ka dyshime ndaj politikave të z. Macron, disa argumentojnë se politika e pagave të ulëta është arsyeja kryesore për numrin e madh të njerëzve të larguar nga vendi i tyre. Në disa vende, më tepër se 10% e popullsisë është larguar për të punuar jashtë vendit.
Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar nëse largimi i qytetarëve do të vazhdojë sipas normave aktuale, Europa Qendrore, Lindore dhe ajo Juglindore do të humbasin rreth 9% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto nga viti 2015 deri në vitin 2030. Por, teksa strategjia Merkel-Macron paraqet një sfidë për ekonominë e Europës Qendrore, realiteti i një Europe me dy klasa, paraqet, nga ana tjetër, një rrezik strategjik.
Përplasja e dy botëve
Ankthi që po mbulon Europën Lindore për t’u shndërruar në qytetarë të klasit të dytë vjen si pasojë e disa shembujve dhe rasteve konkrete. Një ndër skandalet e fundit ka qenë ai rreth “standardeve të dyfishta” mbi ushqimin. Konsumatorët e Europës Lindore kanë zbuluar se disa produkte, si Nutella, për shembull, kanë shije të ndryshme në Austri dhe në Hungari. Pse?
Testet kanë treguar se markat shumëkombëshe ndonjëherë përdorin përbërës më të lirë në ushqimet e shitura në anën lindore të Perdes së Hekurt të Europës. Kompanitë pretendojnë se ata i ndryshojnë përbërësit për t’i sjellë më pranë shijeve të banorëve vendas, por deklarata për shtyp e ministrit të Bujqësisë çeke ishte e qartë kur ai iu drejtua qytetarëve duke i thënë se Lindja është e lodhur duke shërbyer si kazani i mbeturinave të Europës.
Pse?!
Frika e përbashkët e politikanëve të Europës Qendrore, por edhe e disa investitorëve të Europës Perëndimore është se politikat që nxiti z. Macron gjatë fushatës së tij, si harmonizimi i regjimeve tatimore në të gjithë bashkimin dhe penalizimi i vendeve për eksport të punës së lirë, mund të shkatërrojnë modelin e biznesit në Europën Qendrore.
Rezistenca e Europës Qendrore ndaj boshtit të ri Berlin-Paris mund të sjellë një shije të ndryshme të së gjithë Europës në tërësi. Këto vende tani përballen me një zgjedhje midis integrimit më të thellë në kushtet e vendosura nga Gjermania dhe Franca ose margjinalizimit politik, dhe frika e një Bashkimi Europian me dy nivele mund të shndërrohet në një profeci vetëpërmbushëse.
Fatkeqësisht, kthesa joliberale në Hungari dhe Poloni – si pasojë e përpjekjeve për të kontrolluar gjykatat, për të mbyllur mediat e pavarura të lajmeve dhe për të ndërhyrë në shoqërinë civile (për të mos përmendur retorikën nacionaliste të politikanëve), ka detyruar shumë europianë perëndimorë të mbyllin veshët në lidhje me ankesa të ndryshme të ligjshme të Europës Qendrore.
Kriza e refugjatëve është një çështje e rëndësishme. Për europianët perëndimorë, refuzimi polak, çek dhe hungarez për të pranuar kuotat e rivendosjes të miratuara nga Brukseli në vitin 2015 tregon se vendet e Europës Lindore nuk kanë solidaritetin e nevojshëm të Bashkimit Europian.
Në anën tjetër, europianët e Lindjes me të drejtë këmbëngulin se solidariteti është një çështje ekzistenciale që duhet të vendoset vetëm nga qeveritë e zgjedhur në mënyrë demokratike. Problemi është se gjuha e ashpër kundër refugjatëve të Hungarisë e ka bërë të lehtë për europianët e tjerë që ta shohin frikën legjitime të Europës Qendrore si një formë nacionalizmi të kundërshtueshëm.
Ëndrra e një Europe të Bashkuar Qendrore nuk ekziston më?
Por nëse vendet e Europës Qendrore do të përballen me të njëjtat sfida, ata nuk do t’i kapërcejnë ato së bashku. Ëndrra e një Europe të Bashkuar Qendrore, që nga formimi i Grupit të Vishegradit në 1991, nuk ekziston më.
Dy nga anëtarët e grupit, Republika Çeke dhe Sllovakia po përpiqen të distancohen nga dy vendet e tjera, Hungaria dhe Polonia, të cilat po ballafaqohen me Bashkimin Europian. Ndërkohë, edhe pse Polonia dhe Hungaria kanë të njëjtin armik, Brukselin, ato nuk ndajnë të njëjtat pikëpamje kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë.
Qeveritë në rajon, të ballafaquara me iniciativën Merkel-Macron për të riorganizuar bashkimin, do të detyrohen së shpejti të zgjedhin midis një të ardhmeje më të thellë të integrimit me Europën Perëndimore ose një të ardhmeje ku Europa Qendrore do të margjinalizohet gjithnjë e më shumë.
Kjo është një zgjedhje midis Emmanuel Macron dhe Viktor Orban, kryeministrit nacionalist të vijës së ashpër të Hungarisë. Juria nuk është në dijeni të zgjedhjes që do të ndërmarrin qeveritë.
Por përvoja e shekullit XX të Europës Qendrore mund të përmblidhet në shprehjen: “Nëse nuk jeni pjesë e vendimmarrjes, atëherë është e sigurt që do të liheni jashtë ose më keq, do të ekzistoni thjesht si emër”. /Ny Times.
*Artikull nga Ivan Krastev, kryetari i Qendrës për Strategjitë Liberale, anëtar i Institutit të Shkencave Humane në Vjenë dhe një shkrimtar i mendimit kontribuues, ku një ndër veprat e tij më të fundit është “After Europe”.