Zgjedhjet gjermane kanë hyrë në muajin e fundit të fushatës elektorale përpara se vendi të zgjedhë Parlamentin e ri më 24 shtator. Gjatë kësaj kohe, Anxhela Merkel po lëviz të gjithë gurët që ka në dorë që të zgjidhjet sërish në postin e Kancelares edhe për një periudhë tjetër katërvjeçare.
Referuar sondazheve të fundit, Anxhela Merkel, Zonja e Hekurt me Partinë e saj Bashkimi Demokratik Kristian kryeson në këto sondazhe së bashku me simotrën e saj Partinë Bashkimi Social Kristian dhe do të jenë partia më e madhe por nuk do të kenë mazhorancën.
Kjo situatë politike është shumë e zakonshme në Gjermani.