125 euro për homologim të veturave, qytetarët e Kosovës me peticionin kundërshtojnë monopolin

12/07/2019 11:30 AM 0 komente

Mbi  9 mijë 300 qytetarë kanë nënshkruar deri tani peticionin përmes të cilit synohet që t’i jepet fund monopolit të Devollëve në homologim dhe obligimit në tërësi.  Për nisma legjislative, sipas Kushtetutës së Kosovës, nevojiten 10 mijë nënshkrime. Hapjen e tregut deri me tash e kanë kërkuar ambasadori gjerman, Oda Amerikane dhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë. Për këtë punë ka debatuar edhe Kuvendi duke e miratuar një rezolutë.  Ndryshe, çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli rutinor i quajtur homologim, që kushton hiç më pak se 125 euro.

 

Qytetarët e Kosovës janë duke e kundërshtuar ashpër monopolin që është krijuar për homologimin e veturave.  Tani e më shumë se dy javë  qytetarë nga i gjithë vendi kanë filluar nënshkrimin e një peticioni online për t’i dhenë fund këtij monpoli.

Nisma për këtë peticion ka qenë e ekonomistit Hekuran Murati. Deri tani peticioni është nënshkruar nga mbi 9 mijë e 300  qytetarë. Për nisma legjislative, sipas Kushtetutës së Kosovës, nevojiten 10 mijë nënshkrime.

“Nuk ka nevojë që 99% e qytetarëve të paguajnë kot, për shkak se 1%-shi tjetër importon vetura të pastandardizuara. Prandaj rruga e duhur është që obligimi ligjor për homologim të hiqet në tërësi. Për këtë nevojitet që Kuvendi i Kosovës të ndryshojë Ligjin për Automjete. Është koha që deputetët të tregojnë se a janë me të vërtetë përfaqësues të popullit apo marioneta të oligarkëve”, thuhet në peticion.

https://www.change.org/p/kuvendi-i-kosov%C3%ABs-t%C3%AB-hiqet-obligimi-p%C3%ABr-homologim?recruiter=9160613&utm_source=share_petition&utm_medium=copylink&utm_campaign=share_petition&utm_term=share_petition

Kurse para më shumë se një jave, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutë për ndalimin e monopolit në homologim.

Sipas kësaj rezolutës ndër të tjera kërkohet ndërprerja e udhëzimit administrativ të vitit 2018 për homologimin e automjeteve, dhe që brenda gjashtë muajve prej miratimit të kësaj rezolute të liberalizohet tregu i homologimit.

E në Mininsitrinë e e Infarukturës kana  bërë me dije se do të fillojnë me shqyrtimin e mundësive të ndryshimit të ligjit të automjeteve.

“Ne jemi për respektim të vullnetit të deputetëve dhe do të fillojmë shqyrtimin e mundësive të ndryshimit të ligjit të automjeteve. Ne kemi shprehur vullnetin e mos lejimit të monopolit, por respektojmë ligjin”.

Ndërkombëtarët kundër monopolit

Ndryshe, kundër monopolit të Devollëve në homologim janë shprehur edhe ambasadori gjerman në Kosovë dhe Oda Amerikane.

Ambasadori gjerman, Christian Heldt ka thënë se nuk e kupton se si veturat që vijnë me të gjitha dokumentet dhe kontrollat e nevojshme, duhet t’i nënshtrohen edhe një kontrolli tjetër nga kompania private, që në këtë rast është e Devollit.

“Vetëm një ambasador i gjorë që po provojë të kuptojë logjikën se si shkojnë procedurat: Veturat e reja nga Evropa importohen në Kosovë me dokumente të kompletuara për homologim. Por pastaj, gjithçka duhet të kontrollohet edhe njëherë nga një monopol lokal që duhet të paguhet më shtrenjtë në gjithë BE-në??”, ka shkruar Heldt në Twitter.

Edhe Oda Amerikane ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me monopolin në homologimin e automjeteve nga Devollët, duke thënë se kjo pengon konkurrencën, promovon praktikat e padrejta të ofrimit të shërbimeve dhe rrit shpenzimet e bizneseve dhe qytetarëve.

“Të pasurit e një operatori të vetëm të homologimit pengon konkurrencën e lirë, e rrjedhimisht edhe efikasitetin që do të rezultonte nga ofrimi i shërbimit nga më shumë operatorë, si në aspekt të shmangies së çmimeve të larta, por edhe të rritjes së disponueshmërisë së shërbimeve të diversifikuara për publikun. Sistemi aktual i homologimit të automjeteve pengon lirinë e ofrimit të shërbimeve, e cila ka për efekt ndëshkimin e konsumatorëve me shpenzime shtesë logjistike nga marrja e shërbimit në një lokacion të vetëm”.

Një reagim të njëjtë e ka pasur edhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndryshe, çdo makinë e importuar në Kosovë duhet t’i nënshtrohet një kontrolli rutinor i quajtur “homologim”. Ky lloj kontrolli bëhet vetëm për t’i inkasuar 125 euro.

Pra, secili qytetar apo kompani që blen vetura, detyrohet t’i nënshtrohet homologimit në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), e cila është pronë e Shkëlqim Devollit nga Peja.

Çka thuhet në këtë peticion?

Prishja e monopolit nuk mjafton, obligimi për homologim duhet hiqet në tërësi.

Arsyeja pse qytetarët paguajnë 125 euro për homologim nuk është për shkak të mungesës së konkurrencës, por për shkakun se Ministria e Infrastrukturës e ka përcaktuar atë çmim. Me fjalë tjera, kjo Ministri është vënë kryekëput në shërbim të kompanisë EuroLab dhe misionin kryesor e ka profitabilitetin e jësaj kompanie.

Prandaj çdo shpresë se me hapjen e tregun situata do të përmirësohet është e kotë. Ministria ndoshta edhe mund të licencojë një kompani të dytë sa për sy e faqe – mundësisht me pronar vëllaun tjetër Devolli. Por çmimi përsëri do të mbetet i njëjtë.

Për më tepër, homologimi/verifikimi si i tillë nuk është se ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetarin marrë parasysh që shumica dërrmuese e veturave importohen nga shtetet e BE-së. Për veturat që importohen nga shtete që nuk standardet e njëjta (Britani, SHBA etj), verifikimin mund t’a bëjë dogana ose edhe kontrolli teknik.

Nuk ka nevojë që 99% e qytetarëve të paguajnë kot, për shkak se 1%-shi tjetër importon vetura të pastandardizuara.

Prandaj rruga e duhur është që obligimi ligjor për homologim të hiqet në tërësi. Për këtë nevojitet që Kuvendi i Kosovës të ndryshojë Ligjin për Automjete.

Është koha që deputetët të tregojnë se a janë me të vërtetë përfaqësues të popullit apo marioneta të oligarkëve.

 

Fatos Shala për Monitor.al/.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of