Nëse jeni të lodhur nga udhëtimet e zakonshme dhe po kërkoni një përvojë të paharrueshme, nëpër botë ka pafund vende të mrekullueshme, që do t’ju magjepsin…
Kështjella Predjama, Slloveni
Kështjella e Predjama është kështjella më e madhe në botë e ndërtuar në shpellë. Njëherë e një kohë, Bukovje i përkiste qytetit të Triestes, por sot varet nga Postojna, e cila ndodhet 9 kilometra më larg.
Ky është një vend i mrekullueshëm, kështjella është ndërtuar në një shpellë karstike, në një mur prej shkëmbi, i lartë 123 metra. Këtu jetonte kalorësi Erasmus dhe sot mund të vizitohen ende zona e banimit, kapela, burgjet dhe një skulpturë e Shën Marisë me Krishtin e vitit 1420, si dhe ndërtesa të ndryshme të asaj kohe.
Periudha më e mirë për ta vizituar kështjellën është në korrik, kur me rastin e Kampionatit të Erasmus zhvillohen turne të ndryshëm dhe banorët e zonës vishen me veshje mesjetare.
Qyteti i Vatikanit
Ju nuk duhet të largoheni nga Roma pa vizituar Qytetin e Vatikanit. Me sipërfaqe 0.44 kilometra katrorë, është Vendi më i vogël në botë, i pavarur që prej vitit 1929. Qyteti numëron rreth një mijë banorë dhe ka ndërtesa të mrekullueshme si Bazilika e Shën Pjetrit, Muzetë e Vatikanit dhe Kapela Sistina. Ju këshillojmë që t’i rezervoni biletat online, pasi këtu, turistët vijnë nga mbarë bota dhe radha për të hyrë mund të jetë e pafundme.
Parku Kombëtar i Groenlandës
Me sipërfaqe 972,000 km², Parku Kombëtar i Groenlandës është më i madhi në botë. Por edhe shumë i vizituar, nëse mendoni se këtu vijnë pak më shumë se 500 turistë në vit. Gjithsesi ky nuk është një destinacion për të gjithë. Jo shumëkush sigurisht mund ta duronte të ftohtin dhe për të shkuar duhet të përgatiteni disi (edhe që të shpenzoni shumë para). Sakrifica juaj, megjithatë do të shpërblehet….ato hapësira të pafundme akulli do t’ju hyjnë në zemër.