Eksperti Brandt Ranj i Bussiness Insider jep 5 këshilla se çfarë pajisje ndihmëse teknologjike duhet të blini patjetër.
Mbajtëse për tablet-in
Ideja e të blerit një mbajtëse për telefonin apo tablet-in më dukej e çuditshme pak muaj më parë. E lija pajisjen ku të më vinte.
Por, kur fillova ta përdor pajisjen time të lëvizshme për të krijuar gjëra, u bë e nevojshme për ta mbështetur diku.
Që kur e kam blerë, është bërë një objekt i pandashëm nga tavolina ime e punës.
Kabllo zgjatuese për karikim
Kabllot 1 metër të gjatë janë shumë të përshtatshme për të karikuar në kuzhinë apo për të lidhur telefonin me kompjuterin, por mjaft të vështirë për të karikuar telefonat gjatë natës. Investova duke blerë një kabllo rreth 2 metër të gjatë. Tani mund të karikoj lehtësisht telefonin gjatë natës dhe telefoni im rrallëherë është pa bateri.
Adaptues për energjinë
Investimi në blerjen e një adaptori shtesë për energjinë, sidomos gjatë udhëtimeve mund t’ju kursejë kohë. Kjo ka qenë një nga gjërat më të vlefshme që kam blerë. Për të gjithë ata që e përdorin laptop-in pa ndërprerje, blerja e adaptorit të energjisë do t’ju lehtësojë organizimin e ditës.
Një bateri USB
Për vite me radhë i kam rezistuar blerjes së një baterie të jashtme. Në vend të kësaj, përdorja metoda të ndërlikuara për të ruajtur baterinë e telefonit tim, si p.sh. duke ulur ndriçimin e ekranit, duke e vendosur në airplane mode, apo duke privuar veten nga përdorimi i aplikacioneve si
Instagram, Facebook apo Snapchat.
Më pas fillova të përdor një bateri USB gjatë udhëtimeve, apo ditëve kur e dija se nuk do të isha brenda për një kohë të gjatë. Unë fillova të përdor telefonin normalisht dhe e lidhja me këtë bateri kur ishte nevoja. Problemi m’u zgjidh.
Kufje me Bluetooth
Kam provuar kufje me bluetooth që nga 2009-a dhe kam mbetur i zhgënjyer. Kaq i zhgënjyer sa nuk kisha provuar të tjera deri në vitin e shkuar.
Tani i përdor shpesh ato dhe është e mrekullueshme se i lirë ndihesh. Pa tela, pa u shqetësuar se ato do të bëhen lëmsh, thjesht dëgjoj muzikë dhe jam në lëvizje.
Unë përdor kufje normale kur jam në punë apo në një vend ku nuk më duhet të lëviz.
*Brandt Ranj / Business Insider