I quajtur si “Projekti i Vitit” në Çmimet Dezeen 2019, Aguahoja I nga Mediated Matter Group tregon se si materialet që rrjedhin nga organizmat e gjallë mund të përdoren edhe në arkitekturë. Mediated Matter Group, e cila është pjesë e MIT Media Lab dhe e drejtuar nga Neri Oxman, strukturoi në mënyrë dixhitale dhe fabrikoi në mënyrë robotike një strukturë 5 metra të lartë, e cila përbëhej nga materiale të tilla si molla, pemët, insektet dhe kockat.
Anëtarët e jurisë u impresionuan nga mënyra sesi projekti tregoi sesi materialet organike, të biodegradueshme mund të kombinohen për të krijuar objekte të një shkalle të tillë arkitekturore.
“Struktura në vetvete është një organizëm i gjallë”, tha Kryetarja e Jurisë së Çmimeve Dezeen 2019, Nelly Ben Hayoun.
Ky projekt ndezi diskutime të zjarrta midis anëtarëve të jurisë mbi atë që kondiserohet si modeli klasik i dizajnit, sidomos në drejtim të materialeve të përdorura për ta krijuar atë.
“Ne kemi parë shumë projekte që përdorin materiale bio, por konkretisht ajo që na emocionoi në këtë projekt është fakti që ata arritëm ta shohin të eskpozuar në një shkallë të tillë”, vazhdoi znj. Hayoun më tej.
“Ne po presim me padurim të shohim edhe projekte të tjera nga Mediated Matter Group gjatë viteve në vazhdim, për të parë se si ata do të përdorin materiale kaq të veçanta dhe delikate dhe mënyrën sesi ata do t’i zbatojnë ato”, përfundoi Nelly Ben Hayoun.
Projekti Aguahoja I, që do të thotë “fletë uji”, eksploron se si materialet e qëndrueshme të përbëra të marra nga bimët e gjalla dhe kafshët përfundimisht mund të përdoren në një shkallë arkitekturore. Struktura të tilla janë të tretshme, domethënë lëndët e para mund të ndahen dhe biodegridohen në mënyrë të sigurt në ujë.