Ndonëse ka kaluar një vit nga tërmeti tragjik i fund nëntorit 2019, këto momente vështirë të harrohen lehtë nga memoria. Disa sekonda mjaftuan për të lënë pas vetëm hije pallatesh e për të shuar 51 jetë njërëzish…
Për programin e rindërtimit sipas qeverisë parashihen 28 miliardë lekë në projektbuxhetin e vitit 2021. Gjithashtu, paralelisht është parashikuar edhe fondi në vazhdim prej 1.5 miliardë lekësh për bonusin e qerasë.
Sipas qeverisë prezenca e Covid-19 ka ndikuar në ngadalësimin e procesit, por raportet ndërkombëtare shprehen se për rindërtimin, pandemia nuk është i vetmi shqetësim. Sipas fondit monetar ndërkombëtar, paratë për rindërtimin po keqmenaxhohen. FMN tha se deri në shtator ishin shpenzuar vetëm 8% e fondeve vjetore të parashikuara për tërmetin dhe i ka bërë thirrje qeverisë të heqe dorë nga praktikat e prokurimeve në kushtet e emergjencës. [lexoni]
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ri-publikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit original.