Firmat familjare do të vijojnë të përfaqësojnë një faktor të rëndësishëm të kapitalizmit botëror për të ardhmen sipas Adrian Wooldridge
Familjet kanë qenë gjithmonë në zemër të biznesit. Kompanitë familjare janë ndër më të vjetrat në botë. Hoshi Ryokan, një han në Japoni, është drejtuar nga e njëjta familje që prej 718-s. Kongo Gumi, një firmë ndërtimi familjare japoneze, u themelua edhe më herët, në 578, por falimentoi në 2006-n. Familja Antinori ka prodhuar verë në Toskanë që prej vitit 1385 dhe Berettat kanë prodhuar armët që prej vitit 1526. Kompanitë familjare kanë luajtur rol kyç në zhvillimin e kapitalizmit: sillni në vëmendje Barings ose Rothschilds në sistemin bankar ose Fords dhe Benzes në prodhimin e automjeteve.
Kompanitë familjare janë përshtatur në mënyrë ideale me fazat e para të kapitalizmit. Ato kanë siguruar dy nga ‘përbërësit’ më të rëndësishëm të rritjes, besimin dhe besnikërinë, në një botë ku institucionet bankare dhe ligjore shfaqeshin shpesh fare ‘elementare’ dhe komunikimet e varfra vështirësonin kontrollin e aktiviteteve të gjera. Grumbullimi i parave ishte më i lehtë nga të afërmit se sa nga të huajt. Dhe ishte më e sigurt të dërgoje një të afërm se sa dikë të punësuar që të zgjeronte biznesin jashtë vendit.
Ndërmarrjet e biznesit siguronin gjithashtu patriarkë, për të transmetuar pasuri dhe status në brezat e ardhshëm. “Sipas gjuhës së bankierit, kjo quhet trashëgimi”, referoi Walter Bagehot, redaktor i shquar i shekullit të 19 i kësaj gazete. “‘Kreditet’ e bankës kalonin nga babai tek i biri; kjo pasuri e trashëguar gjeneron ‘sqimë’ të trashëguar”. Dinamika familjare ndonjëherë diktonte strategjitë e biznesit:
Banka Rothschild ndihmoi globalizimin e financave kur Mayer Amschel Rothschild, themeluesi i dinastisë, dërgoi pesë djemtë e tij për të ngritur banka në vende të ndryshme.
Mendimtarë të mëdhenj i kanë dhënë çuditërisht pak besim dinamikës familjare prapa fazave të hershme të kapitalizmit. Romancierët përfaqësojnë një udhërrëfyes më të mirë për këtë temë se sa ekonomistët klasikë. Në ‘Dombi dhe i biri’, Charles Dickens përshkruan se si Dombey dëshiron ta kalojë biznesin e tij tek i biri, por ndihet i frustruar nga një menaxher intrigant. ‘Buddenbrooks’ e Thomas Mann flet në lidhje me fëmijët e një themeluesi të suksesshëm biznesi që u kanë kthyer shpinën virtyteve borgjeze që ndërtuan pasuritë e familjes.
Gurutë e biznesit kanë dhënë gjithashtu një rrëfim të shkurtër për firmat familjare. Alfred Chandler, udhëheqësi i historianëve të biznesit, i ka konsideruar bizneset familjare si relike të një epoke të mëhershme që e ka të vështirë të grumbullojë kapitalin dhe talentin e nevojshëm për të konkurruar. Motorët e vërtetë të kapitalizmit modern ishin kompanitë publike, në pronësi të aksionerëve të ndryshëm dhe të drejtuar nga menaxherë profesionalë. Peter Drucker, udhëheqësi i teoricienëve të menaxhimit, supozon se drejtuesit e këtyre motorëve të mëdhenj ishin ‘punëtorë me njohuri profesionale’, jo patriarkë biznesi dhe familjet e tyre.
Chandler kishte të drejtë se kompanitë publike bënë përparime të mëdha në fund të shekullit të 19 dhe fillim të shekullit 20 teksa bizneset me kapital intensiv iu drejtuan tregjeve publike për fonde. Por ai gaboi në parashikimin e tij se ato do t’i nxisnin kompanitë familjare drejt marzheve të ekonomisë moderne. Edhe në botën anglosaksone, ku kompanitë publike fituan shumicën e terrenit, familjet arritën të mbajnë disa prej bizneseve më të suksesshme, të tilla si Walmart, shitësi më i madh me pakicë në botë, dhe Ford, një nga kompanitë më të mëdha të makinave. Në Europën Kontinentale, kompanitë publike mbetën ‘përjashtimi nga rregulli’. 38 vjet pasi Chandler botoi himnin e tij të falënderimit për kompanitë publike, “The Visible Hand” (Dora e dukshme), kompanitë familjare ende ofrojnë shumë nga nevojat e jetës së përditshme.
Ju mund të merrni lajme nga “New York Times” dhe “Wall Street Journal”; makina juaj nga Ford apo Fiat; smartphone juaj nga Samsung apo LG; dhe artikujt ushqimorë nga Walmart ose Aldi. Në librin shkencor, ‘Dynasties’, David Landes i Universitetit të Harvardit, ka treguar se ju mund të shkruani një histori të dobishme rreth kapitalizmit përmes lenteve të historive familjare. Ju mund të prodhoni një studim po aq të dobishëm të shtetit të kapitalizmit modern, duke treguar historinë e një duzine firmash familjare.
Bizneset familjare përbëjnë më shumë se 90% të kompanive të botës. Shumë prej tyre janë dyqane të vogla diku nëpër qoshe. Ky raport i veçantë do të përqendrohet në kompanitë më të mëdha që i japin formë ekonomisë globale dhe zhvillojnë produkte dhe ide të një bote në ndryshim. Çështja është të tregojmë se bizneset familjare mund të lulëzojnë në zonat më të sofistikuara të ekonomisë moderne.
Është disi e ndërlikuar të përkufizosh kompanitë e mëdha familjare. Nëse e kufizojmë termin në kompanitë që janë në pronësi të anëtarëve të familjes, por që edhe menaxhohen nga ata, nuk do të arrinim ndonjë gjë të madhe. Nëse e zgjerojmë atë për të përfshirë edhe kompanitë që drejtohen nga themeluesit, do të arrinim te gjigantët e teknologjisë si Google dhe Facebook, të cilat pak njerëz do t’i shihnin si firma familjare. Boston Consulting Group ka prodhuar një përkufizim të arsyeshëm të përbërë nga dy elementë: një familje duhet të zotërojë aksione të konsiderueshme të kompanisë në fjalë dhe të jetë në gjendje të influencojë vendime të rëndësishme, veçanërisht zgjedhjen e kryetarit apo CEO; dhe duhet të ketë ndodhur një tranzicion nga një brez në tjetrin, ose, në rastin e një firme në pronësi të themeluesit, të ekzistojë plani për një tranzicion të tillë. Sipas këtij përkufizimi, BCG llogarit se kompanitë familjare përfaqësojnë 33% të kompanive amerikane dhe 40% të kompanive franceze dhe gjermane me të ardhura prej më shumë se 1 miliard dollarë në vit. Në Azi dhe Brazil ato janë edhe më të përhapura.
Familjet e fuqishme janë gjithashtu eksperte në përdorimin e biznesit të stilit piramidë për të zotëruar një numër kontrollues të aksioneve në kompani të tjera. Randall Morck, i Universitetit të Alberta, thekson se familja Wallenberg kontrollon kompanitë që përfaqësojnë deri në gjysmën e kapitalizimit të tregut të bursës suedeze, përfshirë gjigantët globalë të tillë si Ericsson.
Familja Agnelli kontrollon 10.4% të bursës italiane. Në Hong Kong, 15 familjet kryesore kontrollojnë asete me vlerë 84% të PBB-së, në Malajzi 76%, në Singapor 48% dhe në Filipine 47%.
Shumica e kompanive të mesme më të suksesshme në botë janë gjithashtu kompani familjare. Hermann Simon, kryetar i Simon-Kucher & Partners, një firmë konsulence, raporton se ata llogariten për dy të tretat e të fuqishmit Mittelstand të Gjermanisë, përfshirë udhëheqësit botërorë në dyer (Dorma), (Schenck) dhe miksera industriale (Ekato). Italia ka një numër të madh të kampionëve globalë në pronësi të familjeve: Ferrari në makina, Versace në modë, Ferrero Rocher në çokollata.
Ndjenja e pronësisë së kompanive familjare shmang dy nga defektet më shqetësuese të kapitalizmit modern: fokusin afatshkurtër dhe të ashtuquajturin problem të agjencisë. Gjëja më e habitshme në lidhje me kompanitë familjare nuk është ndoshta cilësia e tyre mesatare, por mospërputhja e tyre. Espirito Santo e Portugalisë i përkiste një shtrese të tillë të parisë: borxhet masive e kthyen konglomeratin financiar në pronësi familjare në një nga dështimet më të mëdha të korporatës së Europës, duke e detyruar qeverinë të shpëtojë familjen nga pasojat e lakmisë dhe marrëzisë së vet.
Gjëja më e mirë rreth kompanive familjare është ndjenja e tyre e pronësisë. Kjo i ndihmon ato të shmangin dy nga defektet më shqetësuese të kapitalizmit modern: fokusin në rezultatet afatshkurtra dhe të ashtuquajturin problem të agjencisë (konfliktin potencial të interesit mes pronarëve dhe menaxherëve).
Sikundër e pranojnë dhe ata vetë, CEOs e kompanive publike e kanë të vështirë të mendojnë në terma afatgjatë, sepse ata duhet të përqendrohen në “arritjen e shifrave” çdo tremujor, dhe jetëgjatësia e qëndrimit të tyre të punës ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së kaluar.
Pronarët e familjes i konsiderojnë aksionet e tyre si investime afatgjata dhe e mbyllin një sy përball menaxhimit edhe nëse nuk janë ata që e drejtojnë kompaninë.
Korrupsioni familjar
Gjëja më e keqe për kompanitë familjare është vazhdimësia. Kjo është diçka më e vështirë në të gjitha organizatat, por veçanërisht në firmat familjare sepse ajo përfshin llojin biologjik, si dhe atë institucional dhe përfshihet në ‘masivë emocionesh’. Bizneset familjare që i kufizojnë zgjedhjet me trashëgimtarët e tyre mund të përfundojnë të drejtohen nga të paaftë. Për më tepër ekziston problemi i korrupsionit, një parim kaq i mirëpërcaktuar për të cilin ka një frazë në pothuajse çdo gjuhë. Në anglisht ai quhet ‘clogs to clogs wealth corrupts- pasuria e një gjenerate rrallë zgjat deri në të tretën’, në italisht ‘nga stallat në yje në stalla’; në japonisht ‘brezi i tretë rrënon shtëpinë’; dhe në gjuhën kineze ‘pasuria nuk mbijeton tre breza’. Sipas Institutit të Biznesit Familjar, një konsulencë amerikane, vetëm 30% e bizneseve të familjes i mbijetojnë gjeneratës së dytë dhe 12% së tretës. Një shifër prej thjesht 3% mbijetojnë deri në gjeneratën e katërt dhe më gjerë.
Më gjerësisht, bizneset familjare shpesh vuajnë nga ekstravagancat humane. Alfred Sloan, themelues i General Motors, argumentoi se qëllimi i menaxhimit profesional ishte të prodhojë “një organizatë objektive” si të dallueshme nga “lloji humbet në subjektivitetin e personaliteteve”. Kjo ishte shumë e dukshme te rivali i tij i madh, Ford Motor Company, ku sjellja ekscentrike e Henry Ford pothuajse e shkatërroi biznesin. Por ai “subjektivitet i personaliteteve” mund t’u mundësojë shefave të familjes të ndërmarrin vendime brilante që do të shmangnin menaxherët profesionistë.
Ky raport i veçantë do të argumentojë se kompanitë familjare ka të ngjarë të mbeten një tipar i rëndësishëm i kapitalizmit global për të ardhmen, falë kombinimit të dy faktorëve. Kompanitë familjare në përgjithësi po performojnë më mirë në menaxhimin e vetes: ato po mësojnë se si të minimizojnë dobësitë e tyre, ndërsa maksimizojnë pikat e tyre të forta. Në të njëjtën kohë qendra e ekonomisë moderne po zhvendoset në pjesë të botës – më së shumti Azi – ku kompanitë e familjare mbeten dominuese.
McKinsey, një firmë konsulence, llogarit se në vitin 2025, një shtesë prej 4,000 firmash në pronësi të themeluesit ose kompani familjare ka të ngjarë të arrijnë shitje prej 1 miliard dollarësh. Nëse kjo dëshmon të jetë e saktë, firmat familjare në tregjet në zhvillim ka të ngjarë të përbëjnë rreth 40% të kompanive të mëdha të botës, krahasuar me 15% në 2010. Zakoni i McKinsey-it për të kombinuar firmat në pronësi të themeluesit dhe firmat familjare është më pak problematik në Azi se sa në nivel global, sepse firmat në pronësi të themeluesit kanë më shumë gjasa të bëhen firma të vërteta familjare.
Konsulenca ka gjithashtu të drejtë, në lidhje me drejtimin e ndryshimit”, rajoni më dinamik në botë ndodh po ashtu të jetë më miqësori për bizneset familjare.
Për t’i kuptuar më mirë bizneset familjare, analistët e biznesit do të duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje dinamikës së tyre të brendshme. Këto firma nuk janë thjesht kompani të pamuturuara publike, sikundër nuk janë thjesht grupe të suksesshme biznesi. Një pjesë e mirë e sjelljes së tyre dalluese shpjegohet nga ‘familjariteti’ në të njëjtën mënyrë që shpjegohet edhe sjellja e kompanive publike nga ‘të qenët publik’. Investitorët do të duhet të shohin më nga afër gjëra të tilla si planifikimi i vazhdimësisë dhe nëse anëtarët e familjes po ecin mirë së bashku.
Teoricienët akademikë që reflektojnë mbi arsyet sepse ekzistojnë firmat do të duhet t’i shtojnë diçka më shumë analizës së tyre: rolin e tyre si një mekanizëm për transmetimin e pronës në brezat e ardhshëm.
Duke qenë se bizneset familjare jo thjesht po mbijetojnë, por po lulëzojnë, duhen rimenduar shumë nga supozimet në lidhje me natyrën e modernitetit. Si sociologët klasikë, ashtu dhe ekonomistët klasikë, kanë parashikuar se bizneset familjare do të tërhiqen, teksa shoqëritë bëhen më racionale dhe burokratike. Vetë familjet do të kthehen në asgjë më shumë se në ‘parajsa në një botë të pashpirt’, sikundër argumenton historiani Christopher Lasch. Por kjo filozofi po ‘shpërbëhet’ përballë rritjes së dëshmive se dinastitë familjare mund të performojnë mirë, madje edhe në shoqëritë më të sofistikuara bashkëkohore./The Economist