Norma e inflacionit në Britani është ngadalësuar gjatë Prillit, duke sinjalizuar një vështirësi të Bankës së Anglisë në rimëkëmbjen e çmimeve. Në prill, sipas raportit të fundit, norma e inflacionit shkoi 0.3%, nga 0.5% që regjistrohej në Mars.
Rënia e çmimeve kryesohet nga grupi veshjet dhe tarifat e fluturimeve ajrore. Kjo është edhe norma më e ulët e inflacionit që prej vitit të kaluar.
Ndër të tjera, shifra e muajit Prill shënon një dështim spektakolar të pritshmërive, që flisnin për një normë inflacioni pranë 0.8%.
Banka Qendrore nuk pret që rritja e çmimeve të konsumit të rikthehet brenda objektivit më herët se gjysma e vitit 2018.