Edhe pse dollari amerikan anvancoi me 0.1 për qind kundrej jenit, ai sërish vazhon të mbetet në nivele të ulëta. Një gjë e tillë vjen kryesisht si pasojë e faktorëve të mëposhtëm: shqetësimeve në lidhje me situatën në Korenë e Veirut, komenteve të Sekretarit te Thesarit të Ameikrës, Z. Mnuchin se reforma tatimore e premtuar nga Trump do të vonohej, dhe mbi të gjitha raundi i parë i bisedimeve ndërmjet liderave të Japonisë dhe Zv. Presidentit të Amerikës, Mike Pence.
Dollari amerikan avancoi me 0.1 për qind kundrejt jenit, duke u këmbyer me 109.05 dollarë amerikanë për jen. Edhe pse ai avancoi me 0.1 për qind, niveli i mësipërm vazhdon të mbetet niveli i tij më i ulët që prej 15 nëntorit të vitit të kaluar.
Indeksi i dollarit që e kraahson monedhën me gjashtë prej homologëve më të rëndësishëm të grupit, ishte në nivelin 100.34.
Monedha euro ishtë në nivele të qëndrueshme. Ajo u këmbye me 1.06425 euro për dollarë amerikanë.
Dollari australian humbi 0.4 për qind kundrejt dollarit amerikan, duke u këmbyer me 0.7559 AUD për dollarë amerikanë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.