Banka Qendrore Europiane (ECB) ka mbajtur normë referencë të interesit në një nivel të ulët rekord, teksa Mario Draghi përgatitet të marrë pyetje nga shtypi rreth masave që do të marrë ECB për sektorin bankar grek, që gjendet në telashe.
Këshilli Qeverisës i ECB-së e ka mbajtur normën e rifinancimit në 0.05%. Ai vazhdon të ngarkojë 0.2% për depozitat që bankat në eurozonë vendosin në bankën qendrore.
Vendimi ishte i pritshëm nga vëzhguesit e ECB-së, që po i kushtojnë vëmendje të ngushtë asaj që z. Draghi do të thotë rreth vullnetit të ECB-së për të mbështetur bankat greke.
Për momentin, ECB ka të ngjarë të lërë linjën jetësore prej 89 miliardë euro për huadhënëit e vendit të pandryshuar. Banka qendrore e ngriu linjën jetësore dy javë më parë, pasi kryeministri grek Alexis Tsipras shpalli referendumin.
Gjithsesi, rezistenca e ECB-së për të rritur fondin e asistencës së likuiditetit të emergjencës duket se do të zbutet në ditët në vijim, pasi ministrat e financave të eurogrupit thanë të enjten në mëngjes se ata kishin rënë dakord për një plan që do t’i jepte Greqisë një financim të ndërmjetëm prej 7 miliardë eurosh.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.