Turqia pa shifrën më të lartë të të gjithë kohërave të eksporteve në shtator, duke regjistruar 16,13 miliardë dollarë, deklaroi ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan.
Eksportet e vendit u rritën me 4.8 për qind në bazë vjetore dhe 28.5 për qind mbi bazë mujore në shtator. Turqia gjithasht regjistroi një rritje të eksporteve me 34.5 për qind në tremujorin e tretë në krahasim me tremujorin e mëparshëm.
Këto shifra të eksportit konfirmuan procesin e rimëkëmbjes dhe normalizimit pas goditjes së pandemisë, theksoi ministrja.
Ndërkohë, importet e vendit ishin 20.89 miliardë dollarë në shtator dhe 89.3 për qind e tyre ishin lëndë e parë dhe mallra kapitale.
Në nëntë muajt e parë të këtij viti, eksportet e Turqisë kapën vlerën e 118.35 miliardë dollarëve, ndërsa importet 156.24 miliardë dollarë./ Anadolu Agency