Ministrat e financës së eurozonës kanë rënë dakord për të dhënë ndihmën shtesë prej 7 mld euro për Greqinë, referuar burimeve brenda në BE, shkruajnë mediat vendase greke.
Kjo kredi do të lancohet të premten në parlament, në të cilën pritet të votohet, që ndihma më pas të arrihet të tërhiqet nga Tsipras të hënën. Kredia vjen nga Mekanizmi i Stabilitetit Financiar të Europës, si pjesë e fondeve të shpëtimit.
Ajo pritet të ndihmojë Greqinë që , fillimisht të kryejë pagesën e rradhës prej 3.5 mld euro BQE-së, më pas që Tsipras të rifillojë negociatat për ndihmën e tretë shtesë për 86 mld euro.
Zyrtarët e eurozonës po përpiqen që të gjejnë mënyra që të bëjnë të funksionojë program i shpëtimit, sidomos pas vështirësisë së arritjes së marrëveshjes mes shtetit Helen dhe kreditorëve.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.