Video News Monitor

Filloi fiskalizimi. Cilat janë kostot e reja të biznesit

08/01/2021 10:12 PM 0 komente

Janari 2021 është fillimi i procesit të gjatë dhe plot diskutime të fiskalizimit. Në Shqipëri ka nisur reforma e sistemit tatimor ku prezantohet për herë të parë fatura elektronike dhe sistemi i ri i monitorimit të qarkullimit.
Tatimpaguesit duhet që të kenë një lidhje interneti, të jenë të pajisur me Certifikatën Elektronike nga AKSHI dhe sigurisht të kenë software-in përkatës dhe kompjuterin apo telefonin që mundëson lëshimin e kësaj fature. Këtyre u shtohen edhe kostot për printerin fiskal, vulën digjitale dhe mirëmbajtjen e programit.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Kasat fiskale aktuale nuk do të hiqen nga qarkullimi dhe do të vazhdojnë të përdoren edhe pas implementimit të plotë të fiskalizimit. Për të lejuar përdorimin e tyre është pranuar një zgjidhje teknike nga ana e biznesit.[lexoni]

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of