Komisioni i Ekonomisë miratoi me urgjencë përmes procedurës së aktit normativ ligjin për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore, i njohur ndryshe si ligji i rindërtimit.
Banesat e reja do të prokurohen nga enti kombëtar i banesave ose njësitë e qeverisjes vendore. Për objektet publike të dëmtuara tenderat zhvillohen nga ministria përgjegjëse si ajo e arsimit në rastin e shkollave dhe e infrastrukturës në rastin e rrugëve apo urave të dëmtuara. Ministria për Rindërtimin nuk prokuron por ka vetëm rol koordinues.
Sipas ligjit, tenderat për prokurimin e banesave të reja do të bëhen me marrëveshje kuadër, ndërsa shpallja e fituesve do të jetë me procedurë të përshpejtuar. Sipas ligjit, të gjitha këto procedura do të jenë objekt auditimi njësoj si prokurimet e tjera të shtetit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.