Gjiganti amerikan i teknologjisë Google ka hedhur poshtë pretendimet e BE-së se ka mbytur konkurrencën në blerjet online.
“Ne mendojmë se këto pretendime janë të gabuara faktikisht, ligjërisht dhe ekonomikisht”,- ka thënë zëvendëspresidenti dhe konsulenti i përgjithshëm, Kent Walker.
Në të njëjtën kohë, Google kërkoi një përgjigje ndaj akuzave antitrust lëshuar nga Komisioni në korrik.
Njohja me akuzën u bë në fillim të vitit 2015, kur Komisioni formalisht hapi një hetim antitrust për praktikat e shitjeve online të Google.
Komisioni ka deklaruar se Google vazhdimisht ka favorizuar shërbimet e veta të shitjes në rezultatet e përgjithshme të kërkimeve.
Gjithashtu tha se këto shërbime të krahasuar dhe platforma tregu, si p.sh. Amazon dhe eBay, ishin dy tregje të ndryshme, duke shtuar se këto platforma tregu nuk ishin konkurrente të Google dhe nuk duhet të merren parasysh në mënyrën se si janë shfaqur shërbimet e shitjes online nga Google.
Në blogun e tij, Walker argumenton se Komisioni ka marrë një “përkufizim të ngushtë” të tregut dhe se “nuk ka marrë në konsideratë rëndësinë e konkurrencës së kompanive si Amazon, si dhe dinamikën e gjerë të shitjeve online.”
Ai e mbështeti argumentin e tij duke thënë se çështja e rishikuar nga Komisioni ende mbështetet në një teori që nuk i përshtatet realitetit se si shumica e njerëzve blen online.
Ai shkroi se “të gjitha këto shërbime, motorët e kërkimit, faqet me çmime të krahasuar, platformat tregtare dhe tregtarët, konkurrojnë me njëri-tjetrin në shitjet online, si dhe Google nuk është në pozicion që të detyrojë njerëzit të përdorin shërbimet e tij në blerjet online.
Burime pranë çështjes thonë se përgjigjja e Google ishte shumë e fortë, si dhe kompania është e hapur ndaj kompromiseve me komisionin për një çështje që është e hapur për më shumë se gjashtë vite.
Komisioni Europian filloi të hetojë praktikat e Google në nëntor të 2010-ës dhe hapi çështjen formale thuajse 5 vite më parë.