Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, në kuadër të monitorimit të sigurisë konsumatore, ka bërë me dije se është konstatuar një produkt i cili nuk përmbush standardet në treg dhe që është i dëmshëm.
“Njoftimi i kategorisë ALERT ndërkombëtar , në portalin RASFF (RAPID ALERT SYSTEM FOR FOOD AND FEED) me numër notifikimi 394243, për produkt “Filxhan me fibra bambuje”, të cilët pas kontrollit laboratorik të kryer nga ana e autoriteteve të ushqimit, Qipro, ka rezultuar se paraqet nivel të lartë të migrimit të melaminës mbi normën e lejuar, duke paraqitur risk serioz me ndikim në shëndetin e njeriut.”- njofton ISHMT, i cili shton se tashmë është ndaluar shitja e këtij produkti.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Emri i produktit: FILXHAN ME FIBRA BAMBUJE
Emri i produktit në etiketë: BAMBOO FIBER MUG
Numri i artikullit: ZF-004M
Pamja e jashtme e produktit: 8.5 cm, 450 ml
Kategoria e produktit: MATERIAL NË KONTAKT ME USHQIMIN
Barkodi: 0491316000035
“Konsumatorët që kanë blerë këtë produkt nuk duhet ta përdorin pasi është i rrezikshëm dhe ta kthejnë pranë pikës së shitjes ku e kanë blerë. “-njofton më tej ISHMT.
Inspektoriati thekson se ka ndërmarrë një fushatë të rëndësishme në kuadër të garantimit të cilësisë dhe evidentimit e heqjes nga tregu të të gjithë produkteve pa standardin e duhur.
Sakaq, Inspektoriati njofton se kanë nisur bashkëpunimin me Doganat, me qëllimin për të identifikuar produktet jo në konformitet, me mbështetjen e projektit “Humelica”. Ky bashkëpunim ka për qëllim rritjen e efiçencës së bashkëpunimit midis dy institucioneve për të ndaluar vendosjen në treg të produkteve jo të sigurta, që nuk plotësojnë kriteret ligjore të detyrueshme sipas Legjislacionit në fuqi.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
ISHMT eshte nje inspektoriat teresisht i paafte dhe manipuluar ne funksion te biznesit dhe konkurrences se pandersheme dhe te politizuar….. Ne tregun e shqiperise Jane me qindra produkte te cilet kane nivel te larte dhe shume te larte kontaminimi te substancave kancerogjene dhe helmuese per te cilat ISHMT eshte ne dijeni te plote por qe nuk mund te luaj as gishtin e vogel sepse keto produkte vijne nga vende ” mike ” te cilet diktojne politiken e qeverise se shqiperise,sidomos,politiken ekonomike….. Mjafton te vecohen mallrat qe nuk lejohen te hyjne ne BE ….!!!??? Kuptohet,cili lob i politikes ka pushtetin,ka ne… Read more »