ANSAmed/ Një numër gjithmonë e më i madh italianësh po emigron drejt Shqipërisë në kërkim për punë, sipas qeverisë shqiptare. Dhe kompanitë e vogla dhe të mesme italiane nuk janë të vetmet në kërkim të një fillimi të ri përtej Adriatikut – në mesin e emigrantëve gjenden edhe shumë të diplomuar dhe të rinjë që nuk zotërojnë ndonjë diplomë.
Ministri shqiptar i mirëqenies dhe rinisë Erion Veliaj, i cili udhëtoi drejt Romës ditën e enjte, tha se 19,000 italianë janë të punësuar rregullisht në vend në disa sektorë.
Italianët zotërojnë restorante dhe punojnë në ‘call centers’, modë, shërbim dhe telekomunikacionie si dhe në energji dhe infrastrukturë.
Njerëzit tanimë po emigrojnë” në drejtim të kundërt, fakt që tregon se era po ndryshon kah dhe përfaqëson një shenjë pozitive për integrimin evropian”, tha për ANSA ministri, i cili udhëtoi drejt Italis për një raund takimesh përfshirë bisedime me Ministrin e Punës Giuliano Poletti dhe kardinalin, Angelo Sodano.
Shqipëria tashmë përfaqson një “Amerikë të vogël” përtej Adriatikut, vuri në dukje ministri i mirëqenies, ku shumë shqiptarë që u larguan vite më parë kanë zgjedhur të kthehen sërish dhe ku qytetarët e BE-së po vendosin të kërkojnë për të gjetur punë.
Njëzet e tre vjet pas përfundimit të regjimit, theksoi Veliaj, tranzicioni i gjatë me të cilin u përball Shqipëria më së fundi po jep frytet e tij. Konteksti ekonomik dhe sociale është inkurajuar gjithashtu edhe nga qeveria e udhëhequr nga socialisti, Edi Rama, i cili u betua shtatorin e kaluar. ” Ne duam të sjellin Evropën në Shqipëri dhe jo Shqipërinë në Evropë”, tha ministri. ” Oreksi ynë për reforma nuk do të ndalet me vendimin e Brukselit për të na dhënë statusin e kandidatit”.
Verdikti përfundimtar ka gjasa të arrihet në qershor, por qeveria shqiptare ka vendosur të shkojë përpara, duke miratuar një sërë masash të forta.
Sa për qershorin, ministri tha se,” subvencionet dhe asistenca do iu paguhat grave në vend të meshkujve”. Ky veprim ka për qëllim të përforcojë rolin e grave, të cilat janë financiarisht më të përgjegjshme se meshkujt” të cilët shpesh i luajnë kazino paratë përpara se të kthehen në shtëpi”, tha ai.
Vendimi ”është ndeshur me shumë kundërshti, por ne arritëm që më në fund ta miratojmë atë”, shtoi ministri.
Veliaj muajin e kaluar njoftoi në panairin e punës në Tiranë krijimin e 6,000 vendeve të reja pune” falë transparencës dhe duke krijuar qendra moderne të punësimit (më të mirë se ato italiane) të cilat kontaktojnë me njëra-tjetrën dhe me zyra të ndryshme qeveritare dhe investojnë në trajnim”. Ata që kërkojnë për punë” të drejtohen në këto qendra dhe kështu do të sigurojnë një kupon i cili iu mundëson atyre të ndjekin falas kurse trajnimi”.
Transparenca në tregun e punës është gjithashtu një mënyrë për të luftuar korrupsionin dhe favorizimin e miqve, tha ai,” e cila na përkujton idenë e përmbushjes së standardeve evropiane”.
Edhe pse tendenca e emigracionit ka ndryshuar gjatë viteve të fundit, komuniteti shqiptar në Itali mbetet i rëndësishëm me rreth 100,000 shqiptarë regjistruar në shkolla, 12,000 studentë dhe 38,000 punëtorë të vetë-punësuar – një shifër e përgjithshme prej 500,000 personash.
Dhe Veliaj kërkon seriozisht të trajtojë cështjen e mirëqenies dhe pensioneve të tyre në të ardhmen gjatë bisedimeve me ministrin Poletti. ” Deri tani nuk ka asnjë marrëveshje mes Romës dhe Tiranës në lidhje me mirëqenien dhe pensionet. Për këtë arsye, unë do të doja ti sugjeroj z. Poletti-t në takimin tonë të ardhshëm që të punojë rreth kësaj cështje”.
Një masë e tillë do të shërbente si avantazh për të dy vendet, përfundoi Veliaj edhe pse kostoja e një operacioni të tillë për sistemin ‘problematik’ të pensioneve të Italisë ka ende nevojë për përcaktim.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.