Në Komisionin e Ekonomisë është diskutuar projekt ligji për barnat dhe shërbimin shëndetësor, ku është debatuar lidhur me çmimin e lartë të barnave në vend.
Deputeti Erion Braçe e ngriti këtë shqetësim, duke iu referuar raportit të Bankës Botërore se çmimet e barnave në vendin tonë janë më të shtrenjtat në BE.
Braçe kërkoi të dijë se si do të zgjidhet ky problem.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pohoi se ministria e tij synon vendosjen e rregullave për përdorimin dhe shitjen e barnave, megjithatë ai shtoi se deri tani është shënuar ulje me 20% te çmimeve të tyre.
Lidhur me numrin e lartë të farmacive në vend, të cilat shpesh janë jashtë kushteve normale, sidomos ato rreth qendrave spitalore, Ministri Beqaj tha se ato farmaci do të detyrohen të mbyllen dhe kjo do të zgjidhet nga qendra e licencimit”.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.