Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth koronavirusit.
Në bazë të rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShP), Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), kanë shpërndarë nëpër shkolla materiale vetëdijësuese rreth Koronavirusit.
MAShTI, po ashtu, përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, ka kërkuar që në të gjitha shkollat në Kosovë ora e parë e mësimit të ndërrimit të pasdites sot (25.02.2020) dhe ora e parë e ndërrimit të paradites nesër (26.02.2020), t’i kushtohet rritjes së vetëdijësimit të nxënësve lidhur me masat parandaluese duke u bazuar në materialet dhe udhëzimet e pranuara nga Instituti Kombëtar për Shëndet Publik, të cilat janë shpërndarë nëpër shkolla.
Sipas një komunikate, MAShTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajis shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare.
“MAShTI i ka udhëzuar DKA-të që t’i pajisë shkollat me material higjienik dhe të gjitha institucionet shkollore të bëjnë dezinfektimin e shtuar të të gjitha sipërfaqeve dhe nyjave sanitare”.
Lexo edhe këtë: Dyshime për koronavirus në Kosovë, Instituti Kombëtar jep sqarime
Kurse, komiteti për Sëmundje Ngjitëse i formuar nga Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar dje se ka përgatitur dhe miratuar planin e gatishmërisë dhe reagimit për koronavirusin e ri Covid-19.
Në këtë plan janë përfshirë pothuajse të gjitha institucionet shëndetësore publike, organizata e agjenci të Qeverisë, si dhe Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Policia e Kosovës. Në njoftim thuhet se Komiteti do t’i kërkojë Qeverisë krijimin e një karantine në rast nevoje.
Por në njoftim nuk bëhet e ditur nëse institucionet shëndetësore janë të furnizuara me sasi dhe lloje të mjaftueshme të medikamenteve dhe materialeve në rast nevoje.
Plani ka përcaktuar detyrat për secilin institucion që ka përgjegjësi në zbatimin e tij dhe parashikon reagimin për secilin skenar të mundshëm në rastet e epidemisë eventuale: skenarin e lehtë dhe atë të ashpër”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.