Bankat e Italisë mund të korrin përfitime të konsiderueshme në qoftë se do lejoheshin të dorëzonin rreth 100 miliardë euro kredi të këqija, një e treta e kredive të tyre problematike, ndaj një mekanizmi të krijuar posaçërisht, referoi Banka e Italisë.
Qeveria italiane ka hyrë në bisedime me autoritetet e Bashkimit Evropian mbi krijimin e një ‘banke të keqe’ që do të ndihmojë huadhënësit e brendshëm të shpëtojnë prej kredive që u përkeqësuan gjatë recesionit ekonomik trevjeçar.
Problemi kyç që shtohet konsiston në faktin nëse banka e keqe e Italisë do të paraqesë ndihmë shtetërore në kuadër të rregullave të BE-së. Kjo do të shkaktonte humbje mbi aksionerët e bankës dhe kreditorët e vogël përpara se të shfrytëzohen paratë e taksapaguesve.
Italia ka kërkuar të sigurojë mekanizmin me një garanci shtetërore, por kjo do të kërkonte aplikimin e rregullave të ndihmës shtetërore.
Për të shmangur ‘ndarjen e barrës ‘së të tilla masave, një bankë e keqe italiane do të blejë kreditë këqija nga bankat në çmimet e tregut, referoi Banka e Italisë në raportin e saj të Stabilitetit Financiar.
Megjithatë, ekspertë të industrisë thonë se tregu italian për kreditë problematike është aq i ‘brishtë’ dhe aktivet aq të ndryshme sa që është e vështirë të përcaktosh një çmim tregu për to.