Nga dje hyri në fuqi paga minimale e përcaktuar me ligj.
Punëdhënësit obligohen punonjësve të tyre t’iu japin rrogë 14.500 denarë në periudhën e ardhshme. DAP pret qytetarët të denoncojnë nëse vërejnë abuzime gjatë pagesës së pagës minimale.
Denoncimet do të paraqiten pranë Inspektoratit të punës, që në terren duhet të kontrollojë nëse ligji respektohet.
Më herët, Sindikatat dhe Odat ekonomike e panë pozitivisht këtë vendim dhe besojnë se punëtorët meritojnë një standard jetese më të mirë. Por Organizata e Punëdhënësve thotë se jo çdo kompani do të jetë në gjendje të paguajë pagën minimale 14 500 denarë. Ata presin mbylljen e disa kompanive më të vogla, konkretisht në industrinë e tekstilit.
/ALSAT MK