Shanset për një marrëveshje për të lëvruar fondin shpëtues prej 7.2 miliardë euro, për të cilin Greqia ka nevojë në mënyrë të dëshpëruar u zbehën të mërkurën në mbrëmje, pasi Alexis Tsipras, kryeministri grek, nuk arriti të ketë një marrëveshje pas shtatë orë bisedimesh me kreditorët në Bruksel.
Një zyrtar i lartë i eurozonës tha se nuk u arrit shumë progres në takimin me krerët e Komisionit Europian, FMN dhe Bankën Qendrore Europiane.
“Ne nuk jemi shumë larg nga aty ku ishim të hënën,” tha Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i financave.
Sipas dokumenteve të parë nga Financial Times, kreditorët janë fokusuar në rishikimin e sistemit grek të pensioneve, duke e gjykuar planin e Tsipras për rritjen e kontributeve në sistem si jo funksional dhe duke nxitur për uljen e përfitimeve.
Pa një marrëveshje këtë javë, nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për Athinën që të legjitimoje të gjitha reformat ekonomike që duhen për të zgjatur paketën shpëtuese përtej të martës kur ajo skadon.
Ndërsa nuk u arrit marrëveshja të mërkurën, shpresa mbetet në dy ditët në vijim, (e enjte e premte) kur do të mbahet samiti i BE-së.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.