Printerët 3D janë e ardhmja dhe në vitet e fundit po përdoren nga gjithnjë e më shumë njerëz, falë edhe progresit të teknologjisë që i ka bërë këto pajisje më të vogla dhe mbi të gjitha më të aksesueshme, ekonomikisht.
Shumë shpejt, falë eksperimentit të një grupi studiuesish të ETH (Swiss Federal Institute of Technology) mund të kalohet në një formë të re printimi: Printimi 4D.
Shkencëtarët kanë realizuar një material në gjendje të ndryshojë, në prani të disa kushteve të jashtme të caktuara, formë dhe dimensione.
Në praktikë, objektet pasi janë stampuar, duke prekur ose duke rënë në kontakt me nxehtësinë apo burime të tjera, marrin karakteristika të tjera krahasuar me ato të fillimit.
Drejtuesja e projektit, Kristina Shea, thotë se struktura e objektit nuk ndryshon rastësisht por në lidhje se si është projektuar.
Objektet e printuara me printerin 4D mund të zgjerohen ose tërhiqen. Objektet e realizuara me këtë teknikë inovative printimi janë në gjendje të suportojnë edhe pesha. Ndër të tjera, shkencëtarët kanë zhvilluar një software që u lejon atyre të kuptojnë presionin e nevojshëm për të shndërruar objektet.
Për të printuar materialin në 4D, kërkuesit zviceranë kanë përdorur një printer normal 3D.
Ky zbulim i bujshëm zgjeron kufijtë e printimit 3D. Në të ardhmen, me këtë teknikë, mund të realizohen objekte të vogla, por të ndryshueshme.
Studiuesit e Institutit të Teknologjisë së Zyrihut synojnë ta aplikojnë këtë teknologji në fushën e aeronautikës dhe atë mjekësore.