“Do të vijojmë punën tonë me shtetet anëtare dhe do të monitorojmë nga afër zbatimin e rregullores mbi privatësinë në 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe “do të marrim veprimet e duhura, duke përshirë apelin për shkeljen e procedurave”.
Ky është paralajmërimi i komisioneres për drejtësinë të Bashkimit Europian, Věra Jourová, për hyrjen në fuqi të rregullores për privatësinë (General Data Protection Regulation – GRPR). Jourova i ka “dërguar një letër ministrave” europianë, në mënyrë “që të jenë të qartë në këtë pikë”.
“Kemi marrë tashmë ankesat e para mbi mënyrat e pëlqimit” për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale në bazë të rregullave të reja të Bashkimit Europian dhe kemi nisur të kontrollojmë materialet”, u shpreh Andrea Jelinek, kryesuesja e grupit për privatësinë, të 28 vendeve të BE, që nga sot duhet të garantojnë zbatimin e njëtjë në BE të GRPR. “Vetëm nëse kërkohet në mënyrë të saktë dhe të kuptueshme për njerëzit – thotë ajo – është e drejtë. Nëse konsensusi është i forcuar, atëherë nuk është i tillë dhe mbi të gjitha, mbi këtë bazë “nuk mund të privohen njerëzit nga shërbimet. Duhet vlerësuar rast pas rasti”.
“Ne kemi marrë tashmë në Austri rastin e parë mbi Facebook sa i përket pëlqimit dhe përpunimit të të dhënave personale” në lidhje me rregulloren e re të Bashkimit Europian që hyri në fuqi sot. Këtë e bëri të ditur garantuesi austriak i privatësisë, Andrea Jelinek, e cila është presidentja e bordit të garantuesve të 28 vendeve anëtare, i sapolinduri EDPB (European Data Protection Board), që duhet të sigurojë në Bashkimin Europian zbatimin e duhur të GDPR. “Është një rast i ri, që nuk ka të bëjë aspak me Cambridge Analytica”, – thotë Jelinek. Për raste të tjera do të jetë Garantuesi irlandez ai që do të merret, pasi pikërisht në Irlandë, Facebook ka selinë kryesore për Bashkimin Europian”.
Dita e hyrjes në fuqi të rregullave të reja mbi privatësinë në BE “nuk është fundi i rrugëtimit, por vetëm fillim i udhëtimit tonë të përbashkët për një mbrojtje më të mirë të të dhënave personale” në Europë. Andrea Jelinek, në krye të bordit të garantuesve të pavarësisë, nga sot duhet të sigurojë në nivel europian respektimin e rregullave të reja. “Objektivi ynë nuk është të penalizojë kompanitë por të krijojë një mjedis që të mbrojë privatësinë që nga dita e parë” të hyrjes në fuqi të GDPR.
Rregullorja e re e Bashkimit Europian për privatësinë, që risjell kontrollin e të dhënave personale në duart e qytetarëve, sot është realitet. GDPR, e cila duhet të aplikohet edhe nga gjigantët amerikanë të internetit Google dhe Facebook – synon të mbushë boshllëqet e krijuara me zhvillimin e dixhitalizmit, të cilat dolën më shumë në pah pas skandalit të Cambridge Analytica. Edhe pse rregullat e reja janë të zbatueshme menjëherë, shumë vende të BE-së janë vonë në përditësimin e legjislacionit të tyre.
Të shumta risitë. Së pari, të njëjtat rregulla për mbrojtjen e të dhënave personale do të zbatohen në të gjithë 28 vendet e Bashkimit Europian dhe duhet të respektohen edhe nga kompani jo europiane – SHBA, Kore, Kinë e me radhë – të cilat veprojnë në Europë. Së dyti, rregullat e reja vënë në qendër individin: duhet të kërkohet gjithnjë pëlqimi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave në mënyrë të kuptueshme, nuk duhet të kërkohen më shumë informacione se sa janë të nevojshme, kompanitë private ose autoritetet publike janë të detyruara t’u japin, personave që i kërkojnë, të dhënat që ato zotërojnë. Po ashtu do të përfshihet edhe kriteri i moshës në përdorimin e rrjeteve sociale, Whatsapp apo Facebook.
Një tjetër pikë e rëndësishme: garantuesit e privatësisë marrin një rol kyç në kontrollin dhe penalizimin – në rast vjedhje të të dhënave, kompanitë kanë detyrimin të njoftojnë Garantuesit që duhet të marrin masa. Edhe qytetarët mund t’u drejtohen Garantuesve në rast të shkeljes, dhe t’u vendosin gjoba deri në 4% të qarkullimit vjetor kompanive që nuk kanë respektuar normat e reja të Bashkimit Europian. Kompanitë duhet të kenë edhe një ekspert për menaxhimin e të dhënave.
“Këto rregulla do të parandalojnë përsëritjen e rasteve si ai i Cambridge Analytica”– theksoi presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani, duke kujtuar që “çdo formë e përdorimit të paautorizuar të të dhënave tona duhet të komunikohet brenda 72 orëve”.
Por vetëm rreth 15 vende të BE janë gati për këtë rregullore (ndër të cilat Franca dhe Gjermania), tha komisionerja e Drejtësisë e BE-së, Vera Jourova. Tetë, ndër të cilat Belgjika dhe Hungaria, “janë shumë vonë” dhe pesë të tjera, ndër të cilat Italia dhe Spanja, po përpiqen të kalojnë “me të verdhë” dhe do të jenë gati vetëm pas pak kohe.
Burimi: ANSA