Qeveria e Kosovës po i shmanget paraqitjes së detajeve në raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve financiare të buxhetit. Raporti i fundit nëntëmujorë i shpenzimeve buxhetore nuk jep hollësi mbi realizimin e projekteve të veçanta.
Të gjitha shpenzimet e paraqitura në raport janë të përgjithësuara në linjat buxhetore të cilave u përkasin. Kështu, projekti më i kushtueshëm i buxhetit shtetëror, autostrada Vermicë-Merdarë, është i përfshirë në një grup me shpenzimet e bëra në rrugët lokale të bashkëfinancuara me komunat. Shpenzimet e realizuara në ndërtimet e këtij viti në autostradën Vermicë-Merdar ende nuk dihet me saktësi se në cilën vlerë kanë arritur.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.