17 Maji 2014, festohet për herë të parë Dita e Drinit dhe shënon gatishmërinë për bashkëpunim ndërkufitar që synon mbrojtjen e burimeve të përbashkëta ujore dhe tëekosistemeve përkatëse.
Për herë të parë festohet Dita e Drinit sot më, 17 Maj 2014, në një sërë vendesh përgjatë basenit të Drinit, nga liqeni i Ohrit deri në grykëderdhjen Bunës në brigjet e detit Adriatik. Objektivi i përbashkët i kësaj nisme është të sensibilizojë dhe edukojë komunitetin e këtyre zonave, me fokus brezin e ri duke konsideruar nevojën për të mbrojtur dhe trajtuar në mënyrë të përgjegjshme pasurinë natyrore ujore që rrjedh shumë pranë shtëpive të tyre
“Të veprojmë së bashku për një të ardhme të qëndrueshme” kjo është motoja e Veprimit të Kordinuar të Drinit e vendosur përmes Memorandumit të Mirëkuptimit për Menaxhimin e Basenit të Drinit (Drin MM) e firmosur nga Ministritë përgjegjëse për çështjet e ujërave dhe mjedisit të pesë vendeve pjesë të basenit, më 25 Nëntor 2011 në Tiranë. Ministritë janë angazhuar për bashkëpunim më të ngushtë ndërkufitar në mënyrë që të mbrohen burimet ujore të përbashkëta për rreth 1,5 milionë njerëzit që i përdorin këto burime për furnizim me ujë të pijshëm, si dhe për bujqësi, peshkim, industri dhe prodhim energjie. Dita e Drinit synon të mobilizojë të gjithë për arritjen e këtyre objektivave.
“Duke pasur në konsideratë ndërlidhjen ndërmjet Liqeneve të Prespës, Ohrit dhe Shkodrës, si dhe ndërmjet lumenjve Drin dhe Buna, të katër sistemet e mëdha ujore të Basenit të Drinit kanë ndërveprim të qartë ndërmjet të gjithë aktorëve vendorë dhe rajonalë të përfshirë në mbrojtjen e mjedisit, bujqësi, prodhim energjie nga hidrocentralet, industri, peshkim, planifikim urban dhe turizëm”, është ky mesazhi i komunikuar nga Grupi Kryesues i Drinit (Drin Core Group) përmes sekretariatit të tij, Partneriteti Global i Ujit – për Mesdheun (Global Water Partnership – Mediterranean). “Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që kaq shumë aktorë të jenë në një mendje mbi rëndësinë e Basenit të Drinit në jetën e tyre të përditshme dhe aktivitetin e tyre ekonomik, dhe të organizojnë së bashku këtë event të madh festiv ndërkufitar për të theksuar rëndësinë e tij”.
“Dita e Drinit synon të krijojë një identitet të përbashkët në komunitetet që jetojnë në këto zona si banorët e Basenit të Drinit, të cilët duhet të rrisin bashkëpunimin ndërkufitar, duke pasur parasysh natyrën ndërkufitare që ka Baseni dhe sfidat e lidhura me mjedisin, si dhe vlerat e tij për njerëzit dhe ekosistemin”, thuhet në mesazhin e Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, partneri kryesor për zhvillim në Grupin Kryesues të Drinit (Drin Core Group) dhe ideuesi kryesor i Ditës së Drinit. “Konservimi i lumit mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse vendet pjesë të Basenit bashkohen në kapacitete dhe përpjekje për të shijuar së bashku përfitimet dhe ndarë përgjegjësitë e tyre. Synimi i Ditës së Drinit është të rrisë ndërgjegjësimin se duke rritur pjesëmarrjen e shoqërisë civile përmes aktiviteteve edukuese “me një buzëqeshje” do të sjellë një ndryshim në sjellje në drejtim të mbrojtjes së natyrës”.
Çanta e Drinit e cila përmban materiale të dobishme informuese dhe mjedisore mbi ekosistemin dhe mbrojtjen e ujërave është përgatitur dhe do ti shpërndahet të gjithë nxënësve dhe mësuesve që kanë qenë të përfshirë në planifikimin, koordinimin dhe organizimin e aktiviteteve të Ditës së Drinit. ÇANTA E DRINIT do ti shpërndahet edhe të rinjëve që do të marrin pjesë në aktivitete.
Më 17 Maj, në qytetin e Strugës në Liqenin e Ohrit do të zhvillohet DRIM ECO FEST që synon të çojë përpara të kuptuarit publik në lidhje me mjedisin në përgjithësi – dhe specifikisht mbi pellgun ujëmbledhës të Drinit – duke u përqëndruar tek qëndrueshmëria e ujërave, klima dhe trashëgimia kulturore ndërkufitare. Kjo do të arrihet përmes forcës sëmuzikës, performancës, artizanëve, projekteve ekologjiko-artistike dhe aktiviteteve interaktive për fëmijë. Aktivitetet e festivalit përfshijnë: “Takoni artistët e Drinit” në Tregun e Artit; kompozimi i këngës ekologjike „I love green“ që do të interpretohet nga këngëtarë nga Maqedonia dhe Shqipëria; krijimi dhe shfaqja e një loje teatrale, me një mesazh ekologjik për fëmijët dhe të rinjtë nga aktorë amatorë nga Maqedonia dhe Shqipëria; konkurs fotografie “Dita e Drinit, E Dua Planetin tim” për shkollat tetëvjeçare dhe të mesme frymëzuar nga flora, fauna dhe natyra e Drinit; Pika informimi për “Çiklistët Ekologjikë”; tur me biçikleta për ndërgjegjësim përmes qytetit të Strugë; do tu mësohet njerëzve mbi qëndrueshmërinë dhe permakulturën.
Në zonën e Drilonit në Pogradec në bregun e liqenit të Pogradecit, Dita e Drinit do të fokusohet në edukimin e nxënësve të shkollave dhe komunitetit në përgjithësi mbi historinë e lumit Drin, si dhe mbi nevojën për t’u kujdesur për lumin, si një pasuri kulturore por dhe si një vlerë për të ardhmen. Me moton “Driloni, të jetosh në paqe me natyrën “, pjesëmarrësit do të ndahen në tre grupe dhe do të mbajnë sesione informuese me fokuse të ndryshme mbi Lumin e Drilonit, lumin e Drinit dhe restaurimin i Liqenit të Pogradecit. Ndër të tjera do të zhvillohet një tur me biçikleta i organizuar për grupet e të rinjve në rrugën për në burimin Drilon-Shën Naum-Drin. Për fëmijët e vegjël do të zhvillohet loja antike indiane “Gjarpërinj dhe shkallë”, ku shiritat e gjarpërinjëve do të përfaqësohen nga plehrat dhe mbeturinat kurse shkallët përfaqësojnë potencialin e lumit. Do të ketë gjithashtu edhe një vizitë me varkë tek Kulla e Lumit, ku vizitorët do të kenë mundësi të shikojnë Projektin e Restaurimit të Drilonit i mbështetur nga GIZ. Këndi i “Piktorëve të vegjël” do të jetë i mbushur me materiale për fëmijët që të shprehin përshtypjet e tyre për Drinin, Drilonin dhe Liqenin e Pogradecit, ndërkohë që komuniteti i zonës, shoqëria civile dhe përfaqësues të sipërmarrjeve lokale do të ndajnë eksperiencat e tyre nga liqeni, që do të përdoren si material frymëzues nga studentët për të shkruar ese mbi lumin Drin në një konkurs unik letrar.
Përmes bashkive të Pejës, Gjakovës dhe Prizrenit, në Drinin e Bardhë do të mbahen një sërë aktivitetesh, si konkurs pikture i shkollave tetëvjeçare dhe të mesme, fotografie dhe shkrim eseshë të frymëzuara nga Drini. Më pas një panair do të hapet në qytet në Pejë, ku të gjithë organizatat partnere do të kenë mundësinë të tregojnë punën e tyre, ndërkohë që do të ketë shfaqje muzikore dhe kërcime nga ansamblet popullore lokale. Më tej do të ketë ngjitje nëpër shkëmbinj, një tur me biçikleta, aktivitete edukuese mbi lumin, si dhe një vizitë tek Instituti Hidro-meteorlogjik i Pejës dhe një vizitë në qendrën e furnizimit me ujë në Radvac për nxënësit e shkollave dhe të rinjtë me përfaqësues të autoriteteve lokale, sportistë të njohur dhe personalitete.
Në Liqenin e Shkodrës pranë qytetit të Shkodrës do të ketë një shfaqje teatrale mbi “Rëndësinë e ruajtjes së burimeve natyrore”, e përgatitur nga nxënës të shkollave të mesme, si dhe një ekspozitë/ konkurs mjedisor me foto, prezantime, vizatime dhe projekte të zhvilluara nga nxënësit e shkollave të mesme të zonave përreth. Studentët kanë redaktuar, prodhuar dhe shpërndarë një gazetë të vogël me këshilla mbi mbrojten dhe konservimin e burimeve ujore. Një panair do të hapet me gastronomi lokale, artizanë, bimë medicinal dhe suvenire nga shoqata e bizneseve lokale dhe njëkohësisht do të bëhet prezantim i kërcimit të Ulqinit i njohur ndryshe dhe si “kërcimi i peshkatarëve” me qëllim promovimin e vlerave të tarditës së peshkimit. Do të ketë gjithashtu një tur me biçikleta i organizuar përgjatë bregut të Liqenit duke ndjekur rrugën Shkodër-Shirokë-Fshati Zogaj, deri afër Malit të Zi, si dhe kërcime aerobie pranë bregut të Liqenit.
Në bashkinë e Ulqinit në nënbasenin e Bunës dhe komunitetet përreth tij do të organizohen aktivitete për fëmijë të shkollave fillore, si seri seminaresh në zonën e Bunës për të bërë më të kuptueshme vlerën e Basenit të zgjeruar të Lumit Drin, përdorimin e qëndrueshëm të tij dhe çështjet mjedisore. Seminari do të përfshijë dhe një konkurs pikture dhe ekspozitë. Për më tepër do të ketë dhe një lundrim me varka dhe kajak në lumin e Bunës, një panair për bujqësinë e qëndrueshme dhe produkte lokale si dhe shfaqje eksperimtentesh/ ushtrimesh.
Aktivitete janë organizuar nga OJQ të vendeve të Basenit të Drinit me mbështetje financiare të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbG nën kujdesin e Grupit Kryesues të Drinit në kuadër të Veprimit të Koordinuar për Drinin (Drin Coordination Action).
Më shumë informacione mbi Basenin e Drinit
Baseni i Drinit përfshin nën-basenet ndërkufitare të lumenjëve Drin dhe Buna dhe të Liqeneve të Prespës, të Ohrit dhe Shkodrës. Lumi Drin është “trupi bashkues” që lidh liqenet, ligatinat, lumenjtë dhe habitate të tjera ujore në një ekosistem të vetëm, kompleks me një rëndësi të madhe. Rajoni është i pasur me specie endemike dhe të jashtëzakonshme në drejtim të ruajtjes së biodiversitetit dhe ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.
Grupi Kryesues i Drinit (Drin Core Group)
Veprimi i Koordinuar i Drinit u krijua me Memorandumin e Mirëkuptimit për menaxhimin e Basenit të Drinit (Drin MM) i nënshkruar më 25 nëntor 2011 në Tiranë nga ministrat e pesë vendeve të basenit të Drinit, përgjegjës për çështjet e ujërave dhe mjedisit.
Është rezultat i Dialogut të Drinit (Drin Dialogue), proces i strukturuar konsultimi për krijimin e një Vizioni të Përbashkët në vendet e Basenit dhe aktorëve për një menaxhim të qëndrueshëm të Basenit të Drinit. Dialogu i Drinit u ndihmua nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (ECE) dhe Partneriteti Global për Ujin – në Mesdhe (GWP-Med) duke përdorur platformën e Konventës së ECE për Mbrojtjen dhe Përdorimin Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare (Konventa e Ujit) dhe Faza e II e Petersberg/Procesi i Deklaratës së Athinës.
Grupi Kryesues i Drinit, me përfaqësues nga të gjithë vendet e Basenit, koordinon veprimet për zbatimin e MM të Drinit.
Konventa e Ujit ECE
Konventa e Ujit ECE është një bazë e rëndësishme ligjore për menaxhimin e ujërave ndërkufitare në rajonin pan-Europian. Dialogu i Drinit është pjesë e programit të saj të punës. Aktualisht 35 vende dhe Bashkimi Europian janë pjesë e Konventës. Ish Republika Jugosllave Maqedonisë dhe Mali i Zi janë duke u përgatitur për anëtarësim; Shqipëria dhe Gerqia janë pjesë.
Partneritetit Global për Ujin – në Mesdhe
Partneriteti Global për Ujin – në Mesdhe (GWP-Med) është një platformë me shumë aktorë që sjell bashkë organizata kompetente që punon në çështjet e ujit në rajonin e Mesdheut. I krijuar në vitin 2002 është një organizatë jo-qeveritare që promovon dhe shkëmben njohuri mbi menaxhimin e integruar të ujërave për një përdorim të qëndrueshëm të burimeve ujore të rajonit. GWP-Med shërben si sekretariat i Grupit Kryesues të Drinit. Për më shumë informacion vizitoni at: www.gwpmed.org.
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ)
Si një kompani federale GIZ mbështet Qeverinë Gjermane në përmbushjen e objektivave të saj në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillimin të qëndrueshëm. GIZ zbaton me porosi të Qeverisë Gjermane projektet Përshtatja ndaj Ndryshimeve Klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe Përdorimi i Qëndrueshëm i Biodiversitetit në Liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës në Basenin e Drinit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.