Greqia do të ketë nevojë për më shumë lehtësim borxhi në raport me atë që partnerët e eurozonës janë përgatitur të marrin në konsideratë, për shkak të shkatërrimit të ekonomisë së saj dhe të bankave në dy javët e fundit, ka treguar një studim konfidencial nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, që e disponon Reuters.
Analiza e përditësuar e qëndrueshmërisë së borxhit u është dërguar qeverive të zonës euro të hënën vonë, disa orë pasi Athina dhe 18 partnerët e saj ranë dakord në parim për të hapur negociatat për një program të tretë ndihme deri në 86 miliard euro në këmbim të disa masave më të ashpra shtrënguese dhe reforma strukturore.
“Përkeqësimi dramatik në qëndrueshmërinë e borxhit e vë theksin në nevojën për lehtësimin e borxheve në një shkallë që do të duhet të shkojnë përtej asaj që ka qenë marrë në konsideratë deri tani – dhe ajo që është propozuar nga ESM,” tha FMN, duke iu referuar të Fondit shpëtues të Mekanizmit të Stabilitetit Europian.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.