Qytetarët të cilët kanë filluar të mbledhin kuponët tatimor për t’u rimbursuar, indirekt kanë ndihmuar edhe në luftën kundër evazionit fiskal.
Kuponët që kanë dalë nga pajisjet jofiskale janë dërguar për rimbursim, por kanë pasur efekt tjetër.
Për zyrtarët tatimorë, ata kanë qenë sinjal për kontrolle.
“Fushata na ka ndihmuar t’i identifikojmë bizneset që nuk kanë lëshuar kuponë fiskalë. Qytetarët i kanë dorëzuar kuponët fiskalë e zyrtarët i kanë vërejtur se nuk janë në rregull. Menjëherë kanë filluar procedurat”, ka thënë zëvendësdrejtori i ATK-së, Hamdi Hoxha.
Nga 782 gjobat e shqiptuara për shkak të përdorimit të printerëve jofiskalë, ATK-ja ka mbledhur 133.250 euro.
Nga 95 raste të proceduara në Prokurori, ATK-ja ka pranuar 20 autorizime nga Prokuroria që pajisjet jofiskale të konfiskuara të dërgohen në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, me qëllim të ekzaminimit. Sipas ATK-së, ata kanë pranuar 10 përgjigje nga ekipet e forenzikës, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë. Aktualisht gjashtë janë ende në proces.
/Koha Ditore/
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.