Punëtorët në prodhuesin automobilistik kryesor të Rumanisë, Dacia, po planifikojnë të hyjnë në grevë pas negociatave të dështuara me menaxhimin mbi paga dhe shpërblimet më të larta.
Sindikatat i kanë kërkuar menaxhimit të rrisë pagat me 15% dhe pretendojnë bonus për performancë vjetore prej 2300 lei (510 euro).
Kompania nuk ka pranuar të pajtohet me këto kërkesa, duke referuar se pagat janë rritur çdo vit dhe paga mesatare neto aktuale, ekuivalente me 690 euro, është mbi mesataren e industrisë në Rumani.
Fabrika Dacia në Mioveni, Rumaninë Qendrore, shumica në pronësi nga Renault e Francës, ka rreth 14,000 të punësuar dhe prodhon 320,000 makina në vit.
Kompania ka regjistruar shitjet e saj më të larta historike në Europë gjatë vitit të kaluar, falë shitjeve më të larta në Francë, Gjermani dhe Britani të Madhe.