Ekspertët janë të qartë: e vetmja mënyrë për të dalë nga makthi i COVID-19 është vaksinimi i sa më shumë njerëzve të jetë e mundur.
Tani, me disa vaksina të miratuara, Europa po rrit vaksinimet kundër virusit. Por cili vend po bën përparim më të mirë? Si po ecin vendet europiane?
Sa për qind e popullsisë është plotësisht e vaksinuar?
Ndërsa Britania e Madhe po udhëheq pjesën tjetër të Europës në administrimin e vaksinave totale, vendet e tjera janë përpara në përqindjen e popullsisë së tyre plotësisht të vaksinuar, që zakonisht është me dy doza.
Britania e Madhe është e fokusuar më shumë në dhënien e sa më shumë dozave të para, dhe po pret më gjatë se vendet e tjera për të administruar të dytën.
Mbretëria e Bashkuar udhëheq pjesën tjetër të Europës
Për sa i përket numrit absolut të vaksinave, Mbretëria e Bashkuar, e cila miratoi vaksinën e saj të parë anti-Covid më 2 dhjetor 2020, gati tre javë para Bashkimit Europian, po ecën përpara me imunizimin e njerëzve të saj.
Cili shtet ka bërë përparimin më të mirë, duke folur relativisht?
Mbretëria e Bashkuar ka administruar më shumë vaksina në përgjithësi, por gjithashtu kryeson për sa u përket vaksinave për frymë të popullsisë.
Malta, Serbia dhe Danimarka janë gjithashtu duke përparuar.
Fushëbetejë e barabartë?
Jo te gjitha vendet europiane e kanë nisur garën e vaksinimit në të njëjtën kohë. Shikoni se cilat vende kanë filluar më herët.
Cili grup njerëzish u vaksinua i pari?
Një tregues tjetër interesant është se cilit grup njerëzish në secilin vend u zgjodh t’i jepet vaksina e parë.
Vendet në studimin e kryer nga Euronews janë të ndarë në mënyrë të barabartë midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe të moshuarve.
Ka gjithashtu një grup vendesh, si Turqia, Serbia, Republika Çeke dhe Bullgaria që zgjodhën t’ua jepnin atë më parë politikanëve. Në disa raste, kjo mund të jetë një mënyrë për të provuar sigurinë e vaksinave në një popullatë skeptike ndaj tyre./Euronews